Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurozona doli nga recesioni, Bullgaria është në kufi

Ekonomia bullgare është në kufijtë e recesionit. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikës tregojnë se, PBB-ja po ulet me 0.1 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit kundrejt tremujorit të parë. Megjithëse tri vitet e fundit ekonomia bullgare shkonte në rritje, pavarësisht tempeve të ngadalta, nuk u regjistrua asnjë ulje. Mirëpo, sot ekonomia e vendit është në kufijtë e pakësimit dhe recesionit.

Ndërkohë, sipas Eurostatit BE-ja është duke dalë nga recesioni, bile për tremujorin e dytë ka regjistruar rritje prej 0.3 për qind. Përveç Bullgarisë, ulje në ekonomi shënojnë dhe Italia, Spanja, Suedia, Holanda dhe Qiproja. Nga gjendja e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë varet a Bullgaria do të bjerë në recesion ose do të mbetet në pakësim.

Si përmirësimi i situatës ekonomike në BE do të ndikojë mbi ekonominë bullgare?
“Siç jemi në dijeni nga kriza e 2009-ës, ekonomia bullgare regjistron një vonesë relative me 3-4 muaj kundrejt ndodhisë në Eurozonë dhe në vendet e tjera anëtare të BE-së – komentoi Desisllava Nikollova nga Instituti i Ekonomisë së Tregut. – D.m.th. shifrat negative që regjistruam gjatë tremujorit të dytë mund të shndërrohen me ato pozitive gjatë tremujorit në vijim dhe dalja e BE-së nga recesioni të ndihet te ne në vjeshtë. Mbase eksporti do të rikthehet në normat e tij normale dhe të favorshme për ekonominë vendase. Pra, bujqësia dhe shërbimet vazhdojnë të regjistrojnë tempe minimale të rritjes. Të dhënat e fundit për ekonominë evropiane japin pak a shumë shpresa që recesioni ekonomik në Bullgari mund të evitohet. Sigurisht se përballimi i krizës politike në Bullgari do të kontribuonte në rritjen ekonomike. Për shkak të mosmarrëveshjeve politike, investimet në vend gjatë tremujorit të dytë shënojnë pak pakësim kundrejt tremujorit të mëparshëm. Kjo ishte periudha kur në Bullgari qeveria dha dorëheqje, u emërua qeveri teknike, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe më pas filluan protestat kundër dhe pro pushtetit të ri.”

Të dhënat e statistikës kombëtare tregojnë se, ekonomia bullgare është në kufijtë e recesionit. Kryeministri Pllamen Oresharski gjithashtu e komentoi atë. Ulja e ekonomisë ka të bëjë me sektorin agrar, i cili zakonisht është mirë, por gjatë tremujorit të dytë u pakësua me 1.2 për qind.

Specialistja Nikollova është pozitive për nga dalja e Bullgarisë nga recesioni. “Nuk mund të pritet një rritje e konsiderueshme ekonomike. Më tepër do të vërejmë rritje prej 0.5 për qind, maksimum 0.7 për qind – tha Desisllava Nikollova. – Në asnjë rast kjo përqindje nuk i mjafton Bullgarisë për ta arritur normën e rritjes ekonomike. Po na pret edhe një vit tjetër i pakësimit në ekonomi dhe në tregun e punës. Të ardhurat a do të rriten me nga pak, a s’do të lëvizin fare. Kështu që nuk mund të themi se periudha e krizës dhe pakësimit, e cila filloi më 2009 do të evitohet gjatë 2013-ës.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD