Gjatë këtij viti bota feston 200 vjet nga lindja e Riçard Vagnerit. Më 22 maj 2013 në Operën Kombëtare në Sofje është premiera e “Perëndimi i hyjnive” – pjesa e katërt nga tetralogjia e tij “Unaza e Nibelungëve”. Kompozitori gjerman është dhe autor i muzikës, të libretos të këtij krijimi kolosal muzikor. Tema është marrë nga mitologjia gjermane-skandinave dhe poema nga Mesjeta “Kënga për Nibelungët”. Mbi këtë bazë Vagneri ka krijuar epopenë muzikore-dramatike, në të cilën ka shprehur idetë, të cilat e kanë emocionuar gjatë gjithë jetës së tij.
Ideja për paraqitjen e saj në Sofje është e drejtorit të operës Pllamen Kartallov. Mbi të ai si regjisor punon që nga viti 2010. Atëherë publiku bullgar pa “Floriri i Rejnit”. Pasuan shfaqje të “Vallkjura” 2011 dhe “Zigfrid” 2012. Kurse pikërisht tani në ditën e lindjes së kompozitorit, është kulmi – shfaqja e operës së fundit nga tetralogjia. Dirigjent i pjesëve të para ishte bullgari Pavell Balev, i cili punon në Gjermani. “Perëndimi i hyjnive” luhet nën shkopin e dirigjentit të njohur gjerman Erih Vahter.
Gjatë këtyre viteve pedagogu gjerman Rihard Trimborn u ndihmonte interpretuesve bullgarë. “Kaluam një rrugë të gjatë, një rrugë me gurë. Punuam me një entuziazëm dhe frymëzim të madh. I gjithë ansambli – këngëtarë, orkestër, teknikë, drejtor, që të gjithë punuam shumë mbi këtë projekt dhe jemi në rrugë të prezantojmë rezultatin nga kërkimet tona krijuese” – tha zoti Trimborn dhe e lavdëroi grupin bullgar.
© Foto: operasofia.bg
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..