Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Anatolij Kënev – dentist i vitit

Foto: Rumjana Cvetkova

Ndryshe nga njerëzit për të cilët puna është ëndrra e plotësuar e fëmijërisë, dentisti dr. Anatoloj Kënev thotë se nuk e ka ëndërruar kurrë përparësen e bardhë. Para pak kohe Bashkimi i Dentistëve në Bullgari ia dha Anatolij Kënevit dekoratën “Dentisti i vitit”.

“Kur njeriu merr dekoratë nga esnafi të cilit përket, atëherë ai ndihet në të vërtetë krenar”, thotë dentisti. Përveç se Anatolij Kënev është një profesionalist në punën e tij, ai interesohet për artin. Dentisti disponon një koleksion të madh veprash të piktorëve e të skulptorëve bashkëkohorë bullgarë. Kur njeriu bën vizitë te kabineti i dentistit sikur hyn në një galeri. Anatolij Kënev është dhe sekretar dhe përfaqësues aktiv i një shoqate kulturore (Rodno Ludogorie). Kjo e fundit popullarizon fakte dhe ngjarje lidhur me mirëkuptimin në mes të grupeve etnike në Bullgari.

© Foto: Rumjana Cvetkova

Kabineti i Dr. Kënev duket si galeria e arteve

Anatolij Kënev ka dashur të studiojë drejtësi, por nuk e ka kaluar provimin e regjistrimit. Ai është interesuar shumë për letërsinë dhe historinë. Botime të tij gjenden në faqet e një reviste bullgare kushtuar talenteve në letërsi (Rodna reç). Po ashtu Anatolij Kënev është dekoruar me çmimin kombëtar në emër të shkrimtarit të madh Sllavejkov. Rastësisht Anatolij është gjetur në një shoqëri dentistësh. “Më pëlqeu mendësia dhe pikëpamja e tyre. Tani ndihem i lumtur se e zgjodha këtë profesion. Stomatologjia jep mundësi që njeriu të zhvillohet në mënyrë të pavarur – rrëfen Anatolij. – Për mendimin tim stomatologjia në Bullgari gëzon një nivel shumë të lartë, sepse gjatë 1990-ës kishte mundësi për praktikë private. Kështu që ne patëm shansin të komunikojmë me dentistët nga Perëndimi. Në fakt, dentistët bullgarë nuk kanë bërë ndonjë shpikje në fushën e stomatologjisë dhe vetëm duhet të ndjekin risitë e huaja dhe të përfitojnë nga ato. Esnafi bullgar i dentistëve është shumë i përparuar në këtë drejtim. Konkurrenca në vend është shumë e madhe. Bullgaria është e para për nga numri i dentistëve për frymë të popullsisë. P.sh., Zvicra zë vendin e fundit.”

Dr. Anatolij Kënev komenton se kujdesi për dhëmbët bëhet luks për bullgarët. Ndihma shtetërore nuk është mjaft serioze. Qendra Kombëtare e Shëndetësisë ia siguron secilit pacient vetëm 35 euro. Dihet se shërbimet stomatologjike janë shumë të shtrenjta. Bashkimi i Dentistëve në Bullgari insiston për më shumë alternativa në mjekimin e dhëmbëve. Në mbledhjen e fundit esnafi i dentistëve mori vendim që të njerëzit në gjendje të vështirë sociale të mjekohen falas. “Kërkuam ndihmën e Kryqit të Kuq dhe të Bashkisë së Sofjes që të sigurojnë një vend special mjekimi dhe të përkufizojnë se kush bie në grupin e njerëzve në gjendje të vështirë sociale. Ne do ta pajisim kabinetin dhe do të mjekojmë vullnetarisht”, sqaron Anatolij Kënev.

Cilat janë sfidat e profesionit?

“Sfida më e madhe është përshtatja me stomatologjinë botërore – thotë dentisti. – Në Evropën Perëndimore vazhdimisht zbulohen gjëra të reja. Aktualisht në kabinet jemi pesë dentistë. Vetëm unë mjekoj, derisa të tjerët janë të dërguar në kurse jashtë vendit. Trajnimi është i shtrenjtë por është me rëndësi që ta mundësojmë mjekimin profesional për pacientët bullgarë.”

© Foto: ludogorie.org

Dr. Kënev është organizator i dy marshimeve historike.

Përveç ndihmës që jep Anatolij Kënev në zhvillimin profesional të kolegëve të tij, ai ndihmon dhe talente të reja në fushën e arit. Zakonisht më 7 prill, kur shënohet Dita Botërore e Shëndetit, dentisti organizon një ekspozitë të madhe për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura në Sofje. Më të mirët shpërblehen me bursa njëvjeçare. Anatolij Kënev organizon gjithashtu dhe dy ekspedita në rrugët historike përmes të cilave kanë kaluar çetat bullgare të lirisë.

Në të vërtetë dentisti zhvillon një veprimtari të madhe shoqërore. Ai ka themeluar shtëpinë botuese “Gutenberg”, e cila ka nxjerrë mbi 300 botime me tema historike e filozofike.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD