Ndryshe nga njerëzit për të cilët puna është ëndrra e plotësuar e fëmijërisë, dentisti dr. Anatoloj Kënev thotë se nuk e ka ëndërruar kurrë përparësen e bardhë. Para pak kohe Bashkimi i Dentistëve në Bullgari ia dha Anatolij Kënevit dekoratën “Dentisti i vitit”.
“Kur njeriu merr dekoratë nga esnafi të cilit përket, atëherë ai ndihet në të vërtetë krenar”, thotë dentisti. Përveç se Anatolij Kënev është një profesionalist në punën e tij, ai interesohet për artin. Dentisti disponon një koleksion të madh veprash të piktorëve e të skulptorëve bashkëkohorë bullgarë. Kur njeriu bën vizitë te kabineti i dentistit sikur hyn në një galeri. Anatolij Kënev është dhe sekretar dhe përfaqësues aktiv i një shoqate kulturore (Rodno Ludogorie). Kjo e fundit popullarizon fakte dhe ngjarje lidhur me mirëkuptimin në mes të grupeve etnike në Bullgari.
© Foto: Rumjana Cvetkova
Anatolij Kënev ka dashur të studiojë drejtësi, por nuk e ka kaluar provimin e regjistrimit. Ai është interesuar shumë për letërsinë dhe historinë. Botime të tij gjenden në faqet e një reviste bullgare kushtuar talenteve në letërsi (Rodna reç). Po ashtu Anatolij Kënev është dekoruar me çmimin kombëtar në emër të shkrimtarit të madh Sllavejkov. Rastësisht Anatolij është gjetur në një shoqëri dentistësh. “Më pëlqeu mendësia dhe pikëpamja e tyre. Tani ndihem i lumtur se e zgjodha këtë profesion. Stomatologjia jep mundësi që njeriu të zhvillohet në mënyrë të pavarur – rrëfen Anatolij. – Për mendimin tim stomatologjia në Bullgari gëzon një nivel shumë të lartë, sepse gjatë 1990-ës kishte mundësi për praktikë private. Kështu që ne patëm shansin të komunikojmë me dentistët nga Perëndimi. Në fakt, dentistët bullgarë nuk kanë bërë ndonjë shpikje në fushën e stomatologjisë dhe vetëm duhet të ndjekin risitë e huaja dhe të përfitojnë nga ato. Esnafi bullgar i dentistëve është shumë i përparuar në këtë drejtim. Konkurrenca në vend është shumë e madhe. Bullgaria është e para për nga numri i dentistëve për frymë të popullsisë. P.sh., Zvicra zë vendin e fundit.”
Dr. Anatolij Kënev komenton se kujdesi për dhëmbët bëhet luks për bullgarët. Ndihma shtetërore nuk është mjaft serioze. Qendra Kombëtare e Shëndetësisë ia siguron secilit pacient vetëm 35 euro. Dihet se shërbimet stomatologjike janë shumë të shtrenjta. Bashkimi i Dentistëve në Bullgari insiston për më shumë alternativa në mjekimin e dhëmbëve. Në mbledhjen e fundit esnafi i dentistëve mori vendim që të njerëzit në gjendje të vështirë sociale të mjekohen falas. “Kërkuam ndihmën e Kryqit të Kuq dhe të Bashkisë së Sofjes që të sigurojnë një vend special mjekimi dhe të përkufizojnë se kush bie në grupin e njerëzve në gjendje të vështirë sociale. Ne do ta pajisim kabinetin dhe do të mjekojmë vullnetarisht”, sqaron Anatolij Kënev.
Cilat janë sfidat e profesionit?
“Sfida më e madhe është përshtatja me stomatologjinë botërore – thotë dentisti. – Në Evropën Perëndimore vazhdimisht zbulohen gjëra të reja. Aktualisht në kabinet jemi pesë dentistë. Vetëm unë mjekoj, derisa të tjerët janë të dërguar në kurse jashtë vendit. Trajnimi është i shtrenjtë por është me rëndësi që ta mundësojmë mjekimin profesional për pacientët bullgarë.”
© Foto: ludogorie.org
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..