Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etnoset në Bullgari: armenët

Foto: arkiv
Armenët janë një nga bashkitë e vogla etnike në Bullgari, mirëpo kjo nuk është pengesë, që ata të kenë një prani të gjerë në jetën politiko-shoqërore të vendit. Mezi ka shumë bullgarë, të cilët të njohin historinë e popullit armen. Mirëpo, kur bullgari njihet me të kaluarën e këtij populli, e ka ndjenjën, se rilexon historinë e popullit të vet.

Shteti armen daton nga fundi i shekujve V-VI para Krishtit. Mirëpo, pothuajse gjatë shumicës së shekujve të ekzistencës së vet e deri më sot, armenët ishin të detyruar të mbrojnë pavarësinë e vet, të drejtën e emrit dhe kulturës së vet. Nëpër pllajat e larta rreth malit biblik Ararët, në luginat e rrjedhjeve, që mblidheshin ujërat e lumenjve Tigër dhe Efrat, Mbretëria Armene herë zmadhohej, herë zvogëlohej, herë zhdukej. Ndërsa fuqitë shtetërore, me të cilat ajo matej forcë – Bizanti dhe Perandoria Turke, ishin tepër të njohur edhe për bullgarët. Gjatë dy shekujve të fundit për dy popujt një rol të rëndësishëm luante Rusia.

Territoret e të dy popujve shtrihen në një distancë relativisht të madhe nga njëra tjetra. Por në kohën e popullimit të Gadishullit Ballkanik nga sllavët dhe protobullgarët kishte periudha kur armenët dhe bullgarët ishin pothuajse fqinjë. Dhe shkak për këtë ishte Perandoria Bizantine, e cila shpërngulte njerëz nga kufiri lindor në të perëndimor dhe anasjelltas. Në të njëjtën kohë shumë armenë zënin poste të larta në perandorinë, duke përfshirë edhe fronin perandorak. Një gjurmë e këtyre lidhjeve është Ungjilli me katër pjesa nga viti 966, që u zbulua në Manastirin Baçkovo të Bullgarisë Jugore. Konsiderohet, se ky është dorëshkrimi më i vjetër armen e ruajtur deri më sot. Ky Ungjill ndodhet në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje.

Në historinë dhe kulturën e armenëve ka edhe veçori të tjera, të cilat i afrojnë me bullgarët. Armenët krenohen me faktin, se shteti i tyre ishte i pari, që pranoi fenë e krishtere si një fe shtetërore në vitin 301. Lidhja e fortë e kishës me shtetin ndihmoi për ndarjen nga kisha e Perandorisë Romake. Kjo autoqefali e kishës armene u konsolidua, pasi ajo nuk pranoi vendimet e Tubimit në Halkedon vitin 451. Pranimi i fesë së krishtere është lidhur ngushtë me krijimin e shkrimit dhe letërsisë armene, në gjuhën armene. Kështu ndodhi edhe në Bullgari – krishterimi i vendit ndihmoi procesin e krijimit të shkrimit sllav dhe përkthimit të letërsisë kishtare në gjuhën e folur nga populli. E pavarur si nga Kostandinopoja, ashtu edhe nga Roma Kisha Armene padyshim luajti rolin e vet në mbrojtjen e identitetit të armenëve dhe në shndërrimin e tyre në një nga popujt, diaspora e të cilëve disa herë tejkalon numrin e popullsisë në vetë shtet.

Nuk ka të dhëna të sigurta për diasporën armene në trojet bullgare para invazionit turk. Tempulli më i vjetër armen, që ruhet te ne është në qytetin Silistra të Bullgarisë Verilindore. Sipas një mbishkrimi, ai u ndërtua në vitin 1620, ose 1069 sipas kronologjisë armene. Në këtë kishë ruhen libra të vjetra shumë të çmueshme, ndër të cilët ka edhe një Bibël nga viti 1686. Që nga fundi i shekullit XVII datojnë edhe monumentet më të hershme armene të varreve në Bullgari. Në periudhën e sundimit turk bashkësi armenësh kishte kryesisht në qytetet e mëdha si Pllovdiv, Ruse, Varna, Silistra, Shumen.

Në fakt armenët bullgarë nuk janë ndër grupet e mëdha të diasporës. Numri i tyre u rrit në mënyrë të ndjeshme gjatë periudhës tragjike të reprezaljeve kundër armenëve në Perandorinë Osmane, që filloi në vitet 90-të të shekullit XIX te sulltani Abdull Hamid II dhe vazhdoi deri në fund të Luftës Greko Turke në vitin 1922. Konsiderohet, se në Bullgari gjetën strehim afro 25 mijë veta. Në ekspozitën e vogël muzeore pranë kishës armene në qytetin Pllovdiv mund të shihen sende kishtare, të cilat i sollën refugjatë armenë kryesisht nga Trakia Lindore – sot Turqia Evropiane.
Numri i të porsaardhurve tejkalonte më se dy herë popullsinë e strehuar para kësaj. Pjesa dërmuese nga të porsaardhurit ishin humbur familjet. Shumë përpjekje kërkoi si vendosja e tyre, ashtu edhe integrimi i tyre. U krijuan shkolla armene në 13 qytete të Bullgarisë. Ndërsa në Sofje dhe Pllovdiv kishte nga dy shkolla. Studimet e kulturës së përditshme dhe të folklorit të armenëve në Bullgari tregojnë, se gjatë shekullit XX në Bullgari bashkësia armene në praktik filloi të formohet prapë, duke kapërcyer dallimet midis kolonave të vjetra dhe të reja, midis të të ardhurve nga këndet e ndryshme.

Pas dy shpërnguljeve drejt Armenisë Sovjetike – vitet 30-të të shekullit XX dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas një shpërnguljeje drejt SHBA-së në vitin 1968, sot bashkësia armene te ne është relativisht e vogël – jo më shumë se 7 000 veta. Mirëpo, ajo karakterizohet me arsimimin e lartë dhe praninë e dalluar në jetën shoqërore dhe kulturore të vendit. Emra si ato të shkrimtarëve Sevda Sevan dhe Agop Mellkonjan, të gazetarit Kevork Kevorkjan, të kompozitorëve Vili Kazasjan dhe Hajgashot Agasjan,të regjisorit teatror Krikor Azarjan, të këngëtares Stefka Onikjan, të piktorit Edemond Demirxhijan, të sportistëve Nurair Nurikjan dhe Julija Berberjan janë të njohura gjerësisht në Bullgari.

Mirëbesimi dhe simpatia reciproke midis bullgarëve dhe armenëve gjeti shprehje edhe në anekdotat e shumtë, që tregohen për armenët, sepse vetëm miq të sprovuar mund të bëjnë shaka me njeri tjetrin.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Bozhidar Aleksiev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD