Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë tregoi vlerësimi kombëtar i nxënësve të klasës së shtatë?

Foto: BGNES
Rezultatet nga vlerësimi kombëtar të nxënësve të klasës së shtatë gjatë këtij viti janë më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Ata janë paraqitur më mirë në provimet në gjuhën bullgare dhe në letërsi, matematikë, kimi dhe mbrojtjen e mjedisit rrethues, biologji dhe arsimi shëndetësor, sesa nxënësit të cilët kanë përfunduar klasën e shtatë gjatë vitit të kaluar. Këtë e tregojnë të dhënat e përgjithësuara nga provimet e sivjetshme, të paraqitura në Ministrinë e arsimit, rinisë dhe shkencës.

Një vlerësim i ngjashëm bëhet për vit të tretë të radhës në Bullgari. Ai bëhet me qëllim të saktësojmë shkallën, në të cilën nxënësit kanë përvetësuar dijet dhe mjeshtëritë, të parashtruar në programin mësimor për klasën e shtatë, të domosdoshme për vazhdimin e suksesshëm gjatë etapë tjetër arsimuese. Mesatarja e përgjithshme në gjuhë dhe letërsi është shumë e mirë 4,51, kurse në matematikë – 4,30 gjatë shkallës, ku nota më e ulët është 2, kurse ajo më e larta – 6. Vetëm 5 nxënës të klasës së 7 nga i gjithë vendi kanë arritur numrin maksimal të pikëve në gjuhë dhe në letërsi dhe kanë marrë një 6 të plotë. Në testimin në matematikë mjaft më shumë janë fëmijët (161) të cilët kanë fituar një vlerësim maksimal. Notat e dobëta janë mjaft më shumë në të dyja lëndët.

Çfarë më tepër i ka vështirësuar nxënësit e sivjetshëm të klasës së shtatë?

© Foto: BGNES

“Të ndryshme janë ushtrimet të cilat kanë vështirësuar nxënësit e veçantë – sqaron Milena Damjanova, zëvendësministre e arsimit, rinisë dhe shkencës. – E mira është se, ata i kanë zgjidhur ushtrimet e reja të përfshira, që për ne është një gjë shumë e rëndësishme. Këto janë detyrat e tipit të hapur dhe detyrat e tipit PIZA (studimi ndërkombëtar PISA), të cilat janë për analizë dhe për nxjerrje të informacionit. Për shembull kishte një ushtrim, i cili kërkonte nga nxënësit të zbulojnë lidhjen midis përmbajtjes të një teksti të dhënë dhe informatës, e cila është treguar në tabelë. Me këtë nxënësit e kishin përballuar shumë mirë, që është një lajm shumë i mirë. Tregimi i sinonimeve të një fjale në fjali, përcaktimin e motivacionit nga studimi i tekstit artistik, shpjegimi i rëndësisë të togfjalëshit frazeologjik – këto janë ushtrimet, te të cilat kemi rezultate të larta nga ana e nxënësve. Fëmijët kanë pasur vështirësi gjatë përcaktimit të llojit të fjalisë së ndërlikuar dhe zbulimin e gabimeve të fundit të fjalisë. Këto janë detyrat më shpesh të takuara, mbi të cilat duhet të ngulmohet.”

Dhe gjatë këtij viti mesatarja më e lartë e mesme është e arritur nga nxënësit në Sofje, të pasuar nga ata në Gabrovo, Varna dhe Smoljan. Në fund të klasifikimit janë nxënësit nga klasa e shtatë nga qytetet Dobriç, Silistra dhe Razgrad. Me rezultate më të larta janë nxënësit e gjimnazeve matematikore në Sofja, Ruse, Varna dhe Burgas dhe një shkollë private e kryeqytetit. Krahasimi i suksesit të nxënësve të klasës së shtatë me rezultatet e tyre, kur kanë qenë në klasë të 4, tregon se, atëherë ata i kanë përballuar më mirë. Sipas ekspertëve kjo vjen nga fakti se, në klasë të 4 nxënësit punojnë vetëm me një mësues, derisa në etapën e tetëvjeçares mbi çdo një lëndë ka mësues të ndryshëm. Një shkak tjetër është se përmbajtja mësimore në klasë të 7 është shumë më e ndërlikuar.

Rezultatet nga vlerësimi kombëtar japin po kështu mundësi t’u bëhet analizë dobësive në sistemin tonë të arsimit, mbi bazën e të cilit të merren masa konkrete për evitimin e tyre. Deri në mesin e muajit gusht do të jenë gati programet e reja mësimore nga klasa e parë deri në klasën e dhjetë dhe pas kësaj do t’i nënshtrohen debatit shoqëror. “E përgjithshmja për të gjitha programet e aktualizuara është se në to do të parashtrohet si përkatësi 60 për qind për fitimin e dijeve të reja dhe 40 për qind – për ushtrime praktike dhe punë mbi projekte”, sqaroi zëvendësministrja Damjanova. Përveç masave në një nivel kombëtar, sipas saj çdo një inspektorat regjional dhe çdo shkollë do të duhet të bëjnë një analizë personale të rezultateve të arritura të nxënësve të vet dhe të shënojnë hapat për mënjanimin e problemeve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD