Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para të bardha për ditë të zeza... dolën në dritë

Koha e kursimit të parave “nën dyshek” ka kaluar, komenton financieri Emill Hërsev.
Foto: BGNES
Me rreth 1.5 miliardë euro është rritur për vit shuma e përgjithshme e parave kesh në Bullgari. Kështu resursi i parave në këmbim në këtë moment te ne del afro 11 miliardë euro, me fjalë të tjera ka një rritje vjetore prej 15%. Këtë e tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare, të cilat masin “paratë më të shpejta” – bankënotat në xhepat tona, paratë në kasë, paratë e bardha për ditë të zeza, të fshehura “nën dyshek” dhe llogaritë bankare. Kurse këto janë paratë, me të cilat bëjmë pazar, paguajmë llogari të ndryshme, kurse firmat nga ana e tyre paguajnë borxhet ndaj furnizuesve dhe punonjësve.

Ekspertë komentojnë se, rritja e parave të shpejta është një shenjë e mirë për ekonominë dhe është simptomë për lëvizjen e tregut. Me fjalë të tjera kompanitë shikojnë në mënyrë më optimiste mbi situatën ekonomike, kurse njerëzit e zakonshëm fillojnë të harxhojnë më shumë, që e vërtit konsumin në vend. Të tjerë frikësohen se, bullgarët tanimë po nxjerrin paratë e veta të fundit “nën dyshek”, që të mbulojnë vrimat e buxhetit familjar, me qenë se rrogat nuk arrijnë që të paguhen të gjitha shpenzimet. Një gjallërim nëpër dyqane nuk vihet re, kurse bullgari nuk e ka mbushur xhepin më shumë se përpara. Përkundrazi, ekonomia gri dhe çmimet më të larta janë një nga shkaqet për qarkullimin e shtuar të parave kesh. A është kështu me të vërtetë?

“Fakti se, popullsia fut para në banka, shpjegohet në mënyrë të gabuar si nxjerrje të parave nga “poshtë dyshekut”. Këtë e pohojnë njerëzit, të cilët nuk i njohin proceset ekonomike – në mënyrë kategorike deklaroi doktori i shkencave ekonomike Emill Hërsev. – Në fakt nuk i nxjerrin nga “poshtë dyshekut “, i nxjerrin nga biznesi i vet i vogël. Ky është kapitali i atyre 27 mijë firmave, të cilat Dhoma ekonomike bullgare njoftoi se për vitin e fundit kanë falimentuar dhe janë në likuidim. Fare i gabuar është pohimi se, këto janë para, të cilat kanë hyrë në qarkullim. Ky është një shtim i parave, të dalë nga qarkullimi i ciklit të kapitaleve të firmave të veta, ku kanë punuar dhe kanë hyrë në sistemin bankar. Kjo është një ngrirje e kapitalit. Nga ana e jashtme duket si shtim të të ashtuquajturave para në qarkullim.”

Ekonomia gri po kështu ka kontribut për shtimin e parave në dorë. “Kuptohet, ky është dekapitalizimi në fjalë i firmave – shpjegon Emill Hërsevi. – Ai vjen nga sektori i bardhë dhe nga ai gri. Ja dhe një shembull. Kemi firmë për muratorë dhe lyerje dhe deri tani kemi punuar në ndërtesa. Kemi marrë ndonjë farë parash – ku gri, ku të bardha, nuk kemi bërë një llogari të saktë. Por tani nuk ka më ndërtim dhe rrimë në shtëpi dhe qajmë. Kurse paratë nga firma i kemi vënë në bankë. Kjo ka ndodhur. Asnjë lloj “dyshekë”! Prej kohe kaloj ajo kohë – akoma gjatë vitit 1997. Kjo do të thotë mungesë të mundësive për firmat e vogla familjare të vazhdojnë atë biznes, i cili në vitet e bumit ekonomik deri në vitin 2009 kanë zhvilluar. Për shembull i kanë investuar paratë në dyqane, kanë blerë mallra. Tani dyqani falimenton – i heq mallrat, i nxjerr paratë nga firma dhe i ve në llogarinë tënde personale. Kjo bëhet. Ku është kapitali i 27 mijë firmave të falimentuara? Ja ku është – në llogaritë personale të partnerëve të biznesit.”

Ka një pjesë nga paratë në fjalë, “të nxjerra nga dyshekët”, të cilat janë transferim nga jashtë. “Dhe ato fare nuk janë pak – ato janë më shumë nga të gjitha paratë, të cilat i marrim nga Bashkimi Evropian”, komentoi Emill Hërsevi. Këto para vijnë nga bullgarët, të cilët punojnë jashtë shtetit dhe të cilët dërgojnë para për mirëmbajtjen e familjeve të veta dhe për kursimin e parave. Të dhënat zyrtare për këto transfero janë për 1,5-2 miliardë euro për vit, kurse informacioni jozyrtar tregon se, rryma e përgjithshme e këtyre mjeteve arrin mbi 3 miliardë euro.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD