Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

155 vjet nga lindja e kreut të parë të shtetit bullgar – Aleksandër Batenberg

Foto: lostbulgaria.com
Aleksandër Batenberg qëndroi në krye të shtetit bullgar menjëherë pas Çlirimit të vendit nga pushtimi osman. Më 17 prill të vitit 1879 Kuvendi i Madh Popullor i Bullgarisë njëzëri e zgjodhi princin e ri gjerman mbret i Bullgarisë. Vetëm disa muaji më vonë më 26 korrik të vitit 1879 në qytetin e vjetër Veliko Tërnovo ai u betua dhe mori drejtimin e vendit.

Vitet e fundit u botuan shumë studime të reja për sundimin e tij dhe për meritat e tij për formimin e ushtrisë si një institucion thjesht kombëtar bullgar. Krahas kësaj në një sërë ekspozitash në Gjermani dhe në Austri u popullarizua personaliteti dhe kontributi i tij si njeri nga ndërtuesit e shtetit të ri bullgar. Aleksandër Jozef fon Batenberg lindi më 5 prill të vitit 1857 në Verona të Italisë. Mbaroi shkollën e kadetëve në Drezden. Familja e tij përbën një degë e familjes së dukëve të mëdhenj të Hesenit. I ati i tij Aleksandër fon Hesen ishte fëmija e katërt e dukës së madh të Hesenit, ndërsa motra më e vogël e të atit u martua me perandorin rus. Në fakt mbreti rus Aleksandër II ishte xhaxha dhe nun i tij.

© Foto: lostbulgaria.com

Megjithatë akoma ka fakte pak të njohura nga jeta e princit Batenberg. Ato kanë të bëjnë kryesisht me pjesëmarrjen e tij në Luftën Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Në këtë luftë Aleksandër Batenbergu ishte vullnetar, mezi 20 vjeçar, toger në Regjimentin Voznesenski Ulanski. Ai mori pjesë që në operacionin e parë të zbarkimit të lumit Danub, si dhe në betejat pranë qyteteve Kazanllëk, Stara dhe Nova Zagora dhe Pleven. Për desantin pranë qytetit Svishtov u dekorua me urdhrin “Shën Martir Gjergji”, shkalla IV. Një fakt interesant është, se duke e përcjellë në front halla e tij perandoresha ruse Marija Aleksandrovna i dhuroi një kryq të florinjtë si amulet, 12 këmisha prej mëndafshi dhe 1000 rubla të florinjta, ndërsa perandori – tre kuaj, një tendë dhe një shtretër kampi.

Gjatë kohës së luftës Aleksandër Batenbergu regjistronte të gjitha ngjarjet në ditarin e vet dhe pothuajse nuk ka asnjë ditë pa shënime. Nga faqet e këtij ditari mësojmë fakte interesante për betejat dhe për togerin e ri, i cili përjeton gjakftohtë të gjitha vështirësitë. Aty lexojmë, se qyteti Kazanllëk u sulmua më 17 korrik të vitit 1877 në orën 5 pas dite. Si rezultat u pushtua kampi i fortifikuar i turqve pranë fshatit Shipka. Aleksandri ishte aq i uritur, se nga torba e një turku të vrarë mori një copë buke. Ditari i princit përbën një dokument, në të cilin përshkruhen momentet më dramatike të veprimeve ushtarake, njeri prej të cilëve ishte rrëzimi i qytetit Pleven.

“10 dhjetori, dita e hëne – shkruan togeri i ri. – Perandori hipi kalin e vet dhe shkoi në Kodrinën e Gjelbër, që të shikojë si trupat tona afrojnë dhe pushtojnë Plevnën. Erdhi lajmi, se prapa Plevnës u mor peng tërë vargu të qerreve turke me gra dhe fëmijë. Në orën 12.30 minuta zjarri u shua... Në orën 3 erdhi një kolonel, i cili i dehur nga gëzimi na njoftoi lajmin, se Osman pasha, që paraprinte forcat osmane pranë Plevnës, u dorëzua me tërë ushtrinë e tij. Perandori hoqi shapkën ushtarake dhe brohoriti “urra”. Të gjithë e përgëzuam për suksesin. Nisëm me karrocat prapa dhe nga ku kaluam, na pritnin me brohoritje “urra”. Të gjithë janë të lumtur; edhe bullgarët e mi më përshëndetën me “urra”.”

Lutja nga Marija KarolinaNë Muzeun Kombëtar Ushtarak Historik ruhen disa sende të princit Aleksandër Batenberg, që kujtojnë për pjesëmarrjen e tij në Luftën Ruso Turke, Çlirimtare për Bullgarinë. Ata janë dhuratë të muzeut nga bashkëshortja e tij kontesha Hartenau. Në vitet 1937-1938 ajo dhuroi kapotën, monoklin, këllëfin e letrave të bixhozit dhe potkua e kalit të tij të dashur Djushek, bashkë me të cilin princi kaloi tërë rrugën e luftës – nga qyteti bullgar Svishtov deri te qyteti turk Shën Stefani. Kudo nëpër vijat e frontit Aleksandër Batenbergu mbante me veten një lutje për mbrojtje. Kjo lutje me germa të bukura shkruara me zell ishte dhuratë nga motra e tij Marija Karolina, princesha Erbah-Shjonberg, kur ai nisi si vullnetar në Ushtrinë Ruse në vitin 1877. Deri në çastin e fundit të jetës ai e mbante këtë lutje pranë shtratit. Edhe më sot kjo lutje është një dëshmi për një dashuri të thellë dhe një besim të fortë.

“Ti, o Zot i dashur, ji me mua në dhomën e qet
Qëndro si rroje pranë derës sime
Engjëlli i përshpirtshëm dhe i devotshëm
Vjen në heshtje te unë dhe më thotë,
Se nëse do të ndjekë rrugën e së mirës së vërtetë,
As këtë natë, as kurrë, dhe
asgjë nuk do të më shkaktojë dhembje.”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работиха: Marieta Staneva, Muzeu Kombëtar Ushtarak Historik


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD