© Foto: bg.wikipedia.org
© Foto: bg.wikipedia.org
“Për shkencën dhe industrinë e një shteti pjesëmarrja në fluturimet kozmike mund të krahasohet me klasifikimin e mirë në olimpiadën botërore”, deklaroi para mikrofonit të Radio Bullgarisë profesor Petër Gecovi, drejtor i Institutit për studime dhe teknologji kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të kaluarën ai ka qenë kryeinxhinieri i programit shkencor, i cili zbatohej nga kozmonauti i dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov.
“Bullgaria e vogël u radhit atëherë ndër shtetet me arritje më të mëdha në lëmin e studimeve dhe teknologjive kozmike. Desha të shënoj akoma një fakt tjetër interesant – që në vitin 1971 ne lëshuam pajisjen tonë të parë në orbitën kozmike dhe kjo na bën vendin e 18-të në botë, i cili ka krijuar aparaturë të saj dhe ka zhvilluar me të eksperimente në Kozmos. Bullgaria është dhe vendi i tretë në botë, i cili prodhon ushqime kozmike. Në vitet, kur fluturoi kozmonauti ynë i parë, si dhe para kësaj, vetëm ne, bashkë me Bashkimin Sovjetik dhe SHBA-në prodhonim ushqim. Të gjitha këto arritje janë një provë për nivelin e lartë të arsimimit të popullsisë bullgare dhe të mundësive tona të mëdha teknologjike atëherë dhe tani.”
Deri tani Bullgaria ka lëshuar në Kozmos më se 200 aparatura, sisteme dhe pajisje. Ka zhvilluar mbi 300 eksperimente dhe vazhdon të marrë pjesë me sukses në shpërndarjen ndërkombëtare të veprimtarive kozmike. Në lidhje me këto fluturime të para, në Bullgari u vu themeli i disa degëve shkencore si fizika kozmike, mjekësia dhe biologjia kozmike etj.
“Këto programe ishin një injeksion serioz edhe për shkencën, edhe për teknologjitë, u ble një sasi e madhe aparaturë bashkëkohore, makina dhe pajisje bashkëkohore, shumë njerëz morën kualifikim të lartë – thotë profesor Gecovi. – Duhet shënuar se edhe tani shumë prej aparaturave ende janë aparatura kryesore për zhvillimin e disa eksperimenteve në Kozmos. Përveç kësaj fluturimi i kozmonautëve bullgarë në Kozmos na jep shkas për një sedër më të madhe, kurse çdo një komb, që të ketë suksese, ka nevojë për një sedër më të mirë.”
© Foto: arkiv
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..