Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe trazirat politike në Gjermani dhe Francë. 

Çfarë axhende do të imponojë Polonia dhe në cilat drejtime do të ketë përparim?

Polonia po përgatitet të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 janar nga Hungaria. Dhe ndoshta nga këtu duhet të fillojmë - si do të ndryshojë Presidenca polake nga ajo hungareze? Maria Simeonova - shefe e zyrës në Sofje të Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme:


Para Presidencës hungareze, kishte shqetësime serioze, sigurisht të justifikuara, për shkak të pozicionimit të Hungarisë brenda Bashkimit Evropian si një vend më skeptik, veçanërisht në përputhje me veprimet e Bashkimit Evropian, por edhe të gjithë Euroatlantikut në lidhje me luftën në Ukrainë. Hungaria u bë vendi që përdorte më shpesh të drejtën e vetos për të bllokuar shumë vendime të rëndësishme dhe urgjente që prekin sigurinë e kontinentit evropian. Drejt Presidencës polake shihet me shpresë për veprime më të guximshme brenda Bashkimit Evropian për përballimin e rreziqeve të sigurisë në kontinentin evropian. Mendoj se vitin e ardhshëm, jo vetëm Presidenca polake, por edhe Bashkimi Evropian, do të veprojnë në përputhje me këtë kërcënim serioz nga sulmet hibride. Këtë vit kishte një sërë zgjedhjesh, duke përfshirë edhe vendet afër nesh, gjatë të cilave pamë se si fushatat e informacionit keqdashës mund të ndryshojnë rezultatet. Zhvillimi i zgjedhjeve në fakt tregoi se ato mund të jenë një portë për sulme të tilla hibride, të cilat mund të përhapin ndikim të dëmshëm dhe të ndikojnë në gjendjen e demokracive tona.”

Tema kryesore e presidencës është “siguria” në shtatë politika kryesore: të jashtme, energjetike, ekonomike, ushqimore, klimatike, shëndetësore dhe të informacionit. Sfidat më urgjente me të cilat përballet Bashkimi Evropian janë gjithashtu në këto sfera. Ministri i Çështjeve Evropiane të Polonisë, Adam Szłapka:

Motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të jetë “Siguria, Evropa”. Kjo moto thekson përgjegjësinë për sigurinë tonë të përbashkët dhe synon të përvijojë diskutimet evropiane, prioritetet dhe veprimet për përballimin e çështjeve dhe sfidave më urgjente.”


Nëse i lejojmë vetes të vlerësojmë drejtimet, ndoshta duhet të vendosim sigurinë energjetike në radhë të parë - e dimë se një sërë vendesh, veçanërisht Greqia, ankohen për çmimet e larta të energjisë, të cilat i bëjnë ekonomitë evropiane më pak konkurruese ndaj SHBA-së dhe Kinës. Në të njëjtën kohë, kërkohet pavarësia energjetike nga Rusia - në çfarë drejtimi do të shkojmë, çfarë prioritetesh dhe strategjish për sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian prisni nga Polonia?

Diversifikimi jo vetëm i furnizimeve, por edhe i vetë burimeve, pra krijimi i një përzierjeje të pasur të burimeve energjetike, energjisë diellore, energjisë së erës e kështu me radhë, për të garantuar sigurinë energjetike të kontinentit. Por kjo duhet të ndodhë edhe me lidhjen më të mirë të tregjeve evropiane të energjisë. Këtu një rol shumë të rëndësishëm mund të luajnë vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. E kam fjalën për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë një potencial shumë të madh të gjelbër, pra, me një integrim më të mirë me tregjet energjetike të BE-së, këto vende mund t’i sjellin një balancim shumë të mirë sistemit energjetik në Evropë” - thotë Maria Simeonova – shefe e zyrës së Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme në Sofje.

Ignaci Niemçicki, Sekretar i Shtetit në zyrën e kryeministrit polak Donald Tusk, theksoi gjithashtu sigurinë energjetike si një nga tre fushat më të rëndësishme për Presidencën e ardhshme:

Presidenca polake e Këshillit të Bashkimit Evropian do të fokusohet në tre fusha prioritare: para së gjithash kjo është politika industriale, diskutimi i çmimeve të energjisë, të cilat, siç e dini, janë dukshëm më të larta në Evropë, sesa në SHBA, ose Kinë, garantimi i barazisë me Kinën dhe e mbështetjes për sektorët që kërkojnë përdorimin e më shumë energjie. Fusha e dytë është thjeshtimi i rregulloreve evropiane, që është një kërkesë e madhe nga bizneset në të gjithë Evropën. Gjëja e tretë është thellimi i tregut të brendshëm, veçanërisht në sektorin e shërbimeve.”


Në fillim të Presidencës polake, në SHBA presidenti Donald Trump do të marrë detyrën dhe ka kërcënuar se do të vendosë tarifa për importet evropiane. A mendoni se Polonia, në rolin e saj si Presidente e Bashkimit Evropian, mund të pajtohet me të për këtë çështje?

Polonia ka mbajtur tradicionalisht marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara. Kjo i detyrohet, nga njëra anë, veprimeve bindëse të Varshavës përsa i përket sigurisë dhe mbrojtjes. Polonia është shteti që ka më shumë shpenzime në NATO dhe lidhjet midis industrive të mbrojtjes polake dhe amerikane janë shumë të forta. Por këtu kërcënimi, sepse bëhet fjalë për një kërcënim nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, për të vendosur një tarifë 20% për mallrat evropiane, mendoj se do të çojë në një rivlerësim në vendet evropiane se cilat do të jenë pasojat e një veprimi të tillë. Mendoj se roli i Polonisë lidhur me tarifat e mundshme tregtare lejon që kjo çështje të vihet në vëmendjen e politikanëve të Evropës Qendrore dhe Lindore, sepse mund të rezultojë se rajoni ynë mund të ndikohet shumë fuqishëm nga një veprim i tillë i mundshëm nga administrata amerikane.”

Pritjet janë se pas hyrjes në detyrë të Trump mund të arrihet shpejt një armëpushim midis Moskës dhe Kievit. Ku do të jetë roli i Varshavës?

Në prioritetet e Presidencës polake, një vend shumë të rëndësishëm zë mbështetja financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Polonia do të insistojë në përdorimin e formateve të ndryshme përmes të cilave mund të diskutohen mekanizma të ndryshëm për ndihmën financiare për Ukrainën. Polonia bën një lidhje midis luftës dhe nevojës që kontinenti evropian të nxisë industrinë e tij të mbrojtjes dhe prodhimin e armëve. Do të shohim, për mendimin tim, një punë shumë të ngushtë me Komisionin Evropian, ku komisioneri i buxhetit është nga Polonia, tashmë kemi dhe një komisioner për mbrojtjen. Unë mendoj se ata do të punojnë ngushtë së bashku, kështu qe Evropa të mund të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse.”


Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë politike në Gjermani dhe Francë – a është e mundur që Polonia të marrë rolin e kthimit të stabilitetit në politikën e Evropës Perëndimore?

"Presidenca polake përkon gjithashtu me një krizë të udhëheqjes brenda Evropës - në dy vendet që janë tradicionalisht më me ndikim në Bashkimin Evropian. Gjermania do të mbajë zgjedhje në shkurt të vitit të ardhshëm, para pak kohe qeveria në Francë ra. Në të dyja vendet, ekonomia dhe buxheti ishin molla e sherrit. Polonia, duke pasur një qeveri të qëndrueshme, merr Presidencën e radhës në një kohë kur ky motor i integrimit evropian - Paris-Berlin - është tronditur fort. Kjo, nga ana tjetër, i jep mundësinë përbërjes së Komisionit të ri Evropian për të ecur përpara me më guxim.”

Pavarësisht çështjeve serioze që do të zgjidhen në gjashtë muajt e ardhshëm gjatë Presidencës polake, mes tyre financimi i “Mburojës Lindore”, promovimi i një industrie të qëndrueshme evropiane të mbrojtjes dhe reforma e Kornizës Financiare Shumëvjeçare, kultura nuk do të lihet pas, siguroi Zëvendës Sekretarja e Shtetit polak për Çështjet Evropiane Magdalena Sobkowiak Czarnecka:

Për gjashtë muajt e ardhshëm, pothuajse çdo ditë do të ketë një ngjarje në territorin e Polonisë lidhur me Presidencën. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbledhjet informale të ministrave apo seancat administrative, por edhe për një program të pasur kulturor, fillimi i të cilit do të vendoset më 3 janar 2025 me një mbrëmje gala në Operën Kombëtare Polake. Presidenca jonë nuk do të kufizohet vetëm në Varshavë. Ngjarjet janë planifikuar në të gjithë vendin – nga Zakopane në jug deri në Sopot në veri, Presidenca polake do të jetë kudo.”

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD