Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marshi i supermarketeve në Bullgari

Supermarketet tërheqin klientë me shumëllojshmërinë e produkteve.
Foto: BGNES
Muaji prill, 2010-ta. Me rast të hapjes gjiganti francez “Carrefour” nxori në shitje kos për 4 cent dhe banane për 43 cent. Në të njëjtën ditë rrjeti gjerman i produkteve me çmime të ulëta “Kaufland” nxori për klientët kos për 3 cent dhe banane për 40 cent.

Për herë të parë ballë për ballë në treg dolën dy rrjete të mëdha dyqanesh. Kështu filloi konkurrenca mes supermarketeve dhe dyqaneve të vogla për më shumë klientë. Faktikisht nga kjo situatë përfituan klientët, sepse çmimet e ulëta nuk ndikuan mbi cilësitë e ushqimeve. Për këtë ndihmoi marrëveshja midis Ministrit Bullgar të Bujqësisë dhe Ushqimit, z. Mirosllav Najdenov dhe rrjeteve të mëdha tregtare.

Më shumë se 10 rrjete të mëdha tregtare funksionojnë në tregun bullgar, ndërsa numri i dyqaneve të tyre kalon 1900, tregojnë të dhënat e kompanisë së analizave “Planet Retail”. Ajo parashikon që ky numër akoma do të shtohet

Po flasim për konsumim të reduktuar, ndërsa kohën e fundit supermarketet në Bullgari dalin si kërpudha pas shiut.

“Pikërisht ky konsumim i reduktuar ka të bëjë me suksesin dhe me zhvillimin e tregtisë moderne, sepse konsumatorëve bullgarë ua jepet zgjedhje e madhe asortimentesh – thotë Gergana Maronova nga Instituti i vlerësimeve të marketingut GfK. – Familjet bullgare mund të gjejnë përshtatje të mirë të çmimit të produktit me cilësinë e tij.”

Sipas Gergana Marinovës tendenca në Evropën Qendrore dhe Lindore i ngjan asaj në Bullgari për sa i përket numrit të madh të supermarketeve. Ato hapen në llogari të dyqaneve të vogla. Gjatë vitit të fundit konsumimi i bullgarëve shënon një rritje prej afro 3 përqindësh. Të dhënat e kompanisë së vlerësimeve të marketingut tregojnë se bullgarët nuk blejnë shumë mallra, por shpeshherë e bëjnë pazarin.

Paskan qenë shumë dyqane të rrjeteve të mëdha tregtare në Bullgari.

“Nuk do të thosha që aktualisht kemi shumë objekte tregtare, qoftë dyqanet e tregtisë moderne, qoftë ato të tregtisë së zakonshme, thotë znj. Marinova. – Secili dyqan shpreson në tërheqjen e një lloji të caktuar blerësish. Nëse konsumatori do të bëjë shumë pazar vetëm një herë në javë, patjetër që ai do të preferojë të shkojë në ndonjë dyqan të madh, ku ka lloj-lloj produktesh. Por nëse konsumatori, duke kthyer nga puna, do të blejë një mall të caktuar dhe nuk do të vërtitet, atëherë ai do të shkojë në dyqanin e lagjes në afërsi të punës ose shtëpisë. Më tepër tendenca ka të bëjë me zhvillimin e tregtisë moderne, por kur bie fjala për ngopje me objekte tregtare, kjo tendencë lidhet me tregtinë e zakonshme, d.m.th. me dyqanet e vogla.”

A do të thotë kjo se dyqanet e vogla në lagje do të zhduken?

“Tendenca shkon ndaj reduktimit të shpenzimeve të familjeve bullgare në formatet e zakonshme – tregojnë të dhënat e agjencisë së marketingut. Gjithsesi ky është një proces i ngadaltë, sepse dyqanet e vogla ende zënë pjesën më të madhe të blerjeve të bullgarëve. Rreth 35 për qind të shpenzimeve të veta bullgarët i lenë në dyqanet e lagjes. Parashikohet që kjo pjesë do të ulet.”

Që të mbijetojnë në luftën kundër rrjeteve të mëdha tregtare, shumë pronarë të dyqaneve të vogla bëhen shumë kreativë dhe kërkojnë variante të ndryshme për të mbajtur klientët e deritanishëm dhe për të tërhequr ata të rinj. Këta pronarë ofrojnë shërbime dhe mallra më cilësore, tregojnë njohje të kërkesave individuale të klientëve dhe shpesh bëjnë zgjerim të asortimenteve. Një shembull i ideve të reja janë furrat franceze, ku piqen brumëra të shijshme.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD