Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev zë postin e presidentit në një moment shumë të vështirë për Bullgarinë dhe Evropën

Më 22 janar u zhvillua ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri Rosen Plevneliev
Foto: BTA
Sot është dita e parë e punës e presidentit të ri bullgar Rosen Plevneliev, kandidat i partisë së qendrës së djathtë GERB, e cila është në pushtet. Dorëzimi i pushtetit nga paraardhësi i tij Georgi Përvanov, ish lider i Partisë Socialiste Bullgare në opozitë, ishte ditën e diel. Ceremonia ishte jashtëzakonisht solemne dhe vazhdoi afro dy orë. Një rol shumë të rëndësishëm në të luajti Garda kombëtare. Rëndësia e këtij ndryshimi të protokollit duhet të kërkohet në dëshirën e kreut të ri të shtetit për ta ngritur prestigjin e institucionit të presidentit. Aktualisht presidenti bullgar disponon të drejta të kufizuara, të cilat janë më tepër përfaqësive, por në të njëjtën kohë vetëm ky post i lartë shtetëror zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli.

Duke pasur parasysh autoritetin moral të kësaj zgjedhjeje të drejtpërdrejtë, edhe të tre paraardhësit e Plevnelievit nga viti 1990 e këtej, të zgjedhur në mënyrë demokratike, ishin thirrur për të marrë vendime të rëndësishme për kombin dhe të jenë korrektiv i pushtetit ekzekutiv. Në fjalimet e veta gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të pushtetit, e cila u zhvillua në sheshin qendror para tempullit “Shën Aleksandër Nevski”, edhe presidenti i ri, edhe ai i deritanishëm treguan unitet sa i përket rolit gjithnjë e më të rëndësishëm, që duhet të luajë presidenti në jetën politike bullgare.

Dorëzimi i pushtetit ndodhi në kufirin e dy epokave. Derisa ish presidenti Georgi Përvanov kishte fatin për të pasur dy mandate njëri pas tjetrit në një moment kur Bullgaria ishte në periudhë përparimi të shpejtë ekonomik, kur vendi ynë hyri në NATO dhe në BE, Rosen Plevneliev e zë këtë post në një moment krize globale financiare dhe ekonomike, e cila kërcënon stabilitetin e tërë Bashkimit Evropian. A do t’i përballojë këto sfida teknokrati 47 vjeçar pa biografi politike, por megjithatë me një mandat të suksesshëm dyvjeçar si ministër i zhvillimit regjional? Qëllimi i tij është shumë ambicioz – të jetë politik i tipit të ri dhe të kontribuojë për shndërrimin e Bullgarisë në një vend të pasur evropian të nivelit të mesëm, me një ekonomi të aftë për konkurrencë, ku populli të jetojë në një mënyrë të denjë.

Bindja e Plevnelievit për suksesin e misionit të tij, mbështetet mbi rrënjat e historisë së pasur bullgare: Ky është një popull, i cili ka krijuar një prej shteteve të para në Evropë, një popull, i cili jeton në udhëkryqin e disa qytetërimeve, ky është një popull, i cili është simbol i mirëkuptimit etnik – nënvizoi në fjalimin e vet presidenti i ri dhe shtoi: E kaluara na mëson se kemi arritur suksese vetëm atëherë, kur kemi qenë së bashku dhe vetë ne e kemi krijuar të ardhmen e vet. Prandaj, duke qenë president, do të bashkojë dhe nuk do të ndajë. Do të punoj, duke pasur një vizion të qartë për të ardhmen, duke kërkuar pajtim sa u përket prioriteteve kombëtare të Bullgarisë. Evropa e ka programin e vet “Programi 2020”. Bullgaria gjithashtu do të krijojë një program të vet kombëtar për zhvillimin e saj deri në vitin 2020, do ta krijojmë së bashku në një debat të gjerë shoqëror... Nuk ka dyshim se Bullgaria do të zhvillohet, çështja është me çfarë shpejtësie do të përparojmë në realizimin e qëllimeve tona kombëtare – të jemi një anëtar i denjë i BE-së, një vend i pasur, sipas niveleve mesatare, me një ekonomi të zhvilluar, me një arsim cilësor, të jemi një shtet, në të cilin të rinjtë të mbeten, sepse shohin perspektivë për zhvillim.

Çfarë presin bullgarët nga presidenti i ri?

Ja një anketë e vogël, e bërë ndër të pranishmit në ceremoninë solemne të dorëzimit të pushtetit:

Mirosllav Pavllov, elektroteknik:

Pres, që presidenti Rosen Plevneliev të jetë i paanshëm, të mos jetë president në emër të një partie, por të jetë presidenti i tërë Bullgarisë.

Nikolla Starev, student:

Pres që presidenti i ri të jetë një politik i tipit të ri. Shpresoj që premtimi i tij për zhvillimin e referendumeve për çështjet e rëndësishme për Bullgarinë, të bëhet fakt.

Dimitër Kolev – ekspert në një kompani për menaxhimin e projekteve:

Presidenti nuk disponon një pushtet të madh, por megjithatë pres që ai të punojë në të njëjtën mënyrë, në të cilën punonte edhe si ministër dhe të bëjë çmos për përmirësimin e sistemit gjyqësor në vend.

Lilia, e papunë, nënë e dy fëmijëve:

Pres gjëra shumë të bukura, por jam pak skeptike. Shpresoj që gjithçka të bëhet ashtu, siç e tha në fjalimin e vet dhe të kemi një jetë normale për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD