Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas ministrit Trajço Trajkov madje planet më të guximshme të biznesit mund të realizohen në Bullgari

Ministri i ekonomisë Trajço Trajkov me fituesit e çmimit “Investitor i vitit”
Foto: BGNES
Investimet e huaja në Bullgari në periudhën 2001-2010 kanë arritur afro 36 miliardë euro. Këtë e tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare dhe të Agjencisë bullgare për investimet. Sipas informacionit jozyrtar pritet që kapitalet e huaja, të investuara në ekonominë bullgare gjatë vitit të kaluar, të arrijnë 1 miliard euro. Megjithë uljen e investimeve në plan botëror, biznesi bullgar është optimist. Edhe këtë vit pritet që eksporti i Bullgarisë të bëhet lokomotiva e ekonomisë bullgare. E ripohojnë dhe pritjet e ministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov, i cili mendon se eksporti i Bullgarisë gjatë vitit 2012 mund të arrijë 20 miliardë euro.

Rritje të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar shënojnë sektorët e industrisë përpunuese, elektronikës dhe elektroteknikës, energjetikës dhe turizmit. Ky është një prej faktorëve për eksportin e rritur të Bullgarisë. Ministri Trajkov i analizoi të dhënat dhe dha një shembull, sipas të cilit gjatë vitit 2009 eksporti i Bullgarisë, kryesisht për vendet e BE-së, ka qenë 12 miliardë euro, kurse sivjet pritet që ai të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Ministri Trajço Trajkov vuri në dukje se kapitalet e huaja janë kufizuar kryesisht në sektorët e ndërtimit, pasurisë së patundshme, ndërmjetësisë financiare dhe tregtisë, por janë rritur investimet në industri.

Agjencia bullgare për investimet i dalloi kompanitë, të cilat kanë investuar më shumë në Bullgari gjatë vitit të kaluar. Çmimet “Investitor i vitit 2011” ishin në pesë kategori, kurse në konkurs morën pjesë 30 firma.

© Foto: Kristine Hristov

Borisllav Stefanov, kryetar i Agjencisë për investimet

“Viti 2011 ishte një prej viteve më të vështira sa u përket investimeve jo vetëm në Bullgari, por në përgjithësi në mbarë botën – tha gjatë hapjes së ceremonisë Borisllav Stefanov, kryetar i Agjencisë për investimet. – Sektorët, të cilët para krizës e formonin klimën e investimeve te ne, si financa, tregtia, pasuritë e patundshme, tani janë në periudhë pezullimi. Ndërkohë një pjesë e madhe e projekteve investuese, të cilat mbaruan gjatë dy viteve të fundit janë në sfera si telekomunikacionet, teknologjitë informative, prodhimi, energjetika.”

Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov i përshëndeti investitorët e nominuar dhe të dekoruar: “Në Bullgari mund të realizohen madje planet më të guximshme të biznesit – tha në aktivitet ministri Trajço Trajkov. – Në raportin e fundit të Bankës Botërore Bullgaria është më përpara në klasifikim nga vende si Çekia, Serbia, Turqia, Rumania. Duke e parë listën me firmat e nominuara, më bënë përshtypje dy gjëra. E para është se shumica prej tyre nuk janë për herë të parë në klasifikim dhe e dyta është se këto janë firma, të cilat u përgjigjen koncepteve tona për zhvillimin e ekonomisë bullgare. Kjo na bën më të pasur të gjithë – edhe punonjësit, edhe aksionarët, edhe shoqërinë, edhe tërë Bullgarinë.”

Një prej investitorëve të dekoruar ishte “Lufthanza Tehnik Sofja”. Firma merret me remont të anijeve ajrore në Evropë. Në vitin 2011 kompania ka investuar 13 milionë euro në zgjerimin e veprimtarisë së saj. Drejtori ekzekutiv Bernd Frekman u kujtua se në fillim gazetarët e kanë pyetur pse e kanë zgjedhur pikërisht Bullgarinë për këtë veprimtari.

© Foto: BGNES

Drejtori ekzekutiv i “Lufthanza Tehnik Sofja” Bernd Frekman dhe ministri i ekonomisë Trajço Trajkov

“Ne arritëm ta bëjmë Bullgarinë një prej vendeve më të mëdha dhe më të suksesshme për mirëmbajtje të Airbus dhe Boeing në Evropë – tha ai. – Tashmë askush nuk na pyet pse e kemi zgjedhur Bullgarinë. Ne treguam qartë se Bullgaria është një vend shumë i mirë për investime dhe do të vazhdojmë të investojmë në të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD