Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhimi bullgar i automjeteve po ringjallet

Xhipi i prodhuar në Bullgari “Great Wall”
Foto: BGNES
Xhipi i prodhuar në Bullgari “Great Wall” u bë hiti i ri në tregun e prodhimeve të automjeteve te ne. Qysh nga dita e parë, kur kompania bullgare e lëshoi automjetin e ri, 150 veta u regjistruan për të bërë pronarë të makinës atraktive. Porositë janë duke rritur, ndërsa në rrugë tashmë mund të shihet modeli i ri. Strati u dha këtë javë me lëshimin e automjetit të parë të këtij prodhimi të fabrikës në fashitin Bahovica pranë qytetit Loveç, Bullgari Veriore. Automjeti është i modelit kinez “Great Wall Voleex C10”. Stafi i kompanisë përbëhen nga specialistë dhe inxhinierë të rinj, të trajnuar posaçërisht në proceset e prodhimeve të automjeteve.

Prodhimi i automjeteve në Bullgari u ringjall këtë ditë pas një ndërprerjeje prej 15 vjetëve. Në vend janë bashkuar pjesët e markave “Renaut”, “Fiat”, “Moskviç” etj. Provat e para të prodhimit bullgar të automjeteve datojnë qysh nga viti 1924. Atëherë mjeshtëri i makinave Raço Xhambov krijoi një punishte në qytetin Botevgrad afër Sofjes. Tri vjet më vonë ai montoi karroceri mbi shasi dhe filloi prodhimin e serive të vogla të superstrukturave për udhëtim me 8 dhe 12 vende. Prodhimi u rrit gjatë vitit 1930, kur u bë autobusi i parë i mbuluar mbi një shasi ngarkesash të “Mercedes-Benz”. Raço Xhambov mori ftesë për një bashkëpunim me fabrikën amerikane të “Chrysler”-it. Gjatë viteve të socializmit fabrika filloi të prodhojë autobusët “Çavdar”, tashmë jashtë lëvizjes.
Prodhimi i automjeteve në qytetin Loveç, nga nisën makinat e reja kineze këtë javë, e ka historinë e vet. Qysh më 1967 atje filloi montimi i 18 automjeteve të para italiane “Fiat 850”. Jo zyrtarisht ato janë quajtur “Pirin”, përveçqë marka nuk u popullarizua. Gjatë vitit 1971 për herë të fundit u montua kjo makinë sipas marrëveshjes me koncernin italian. Prodhimi vazhdoi me automjetet sovjetike “Moskviç”. Sipas marrëveshjes midis Bullgarisë dhe BRSS-së në vend janë prodhuar disa modele të markës sovjetike, duke u shtuar numri i tyre. Kështu për 23 vjet fabrika në Loveç lëshoi më shumë se 300 mijë makina moskviçe. Inxhinierët ambiciozë filluan e nisën prodhimin e prototipit më vete me markën “Ballkan”, që e kishte bazën e “Moskviç”-it dhe “Volswagen”-it.

Atëherë edhe qytete të tjera të mëdha të Bullgarisë gjithashtu shkuan pas tendencës moderne. Gjatë viteve të 60-të të shekullit të kaluar në Plovdiv filloi prodhimi i “Renault”-it. 4000 automjetet e para me markën “Bullgareno” kanë kushtuar mesatarisht 1500 dollarë. Në treg doli edhe modeli “Bullgaralpin”. Një pjesë e madhe të këtij prodhimi u shit jashtë vendit – në ish-Jugosllavi, Austri dhe në shumë vende të Lindjes së Mesme. Disa seri të kamionëve të njohur sovjetikë GAZ gjithashtu janë prodhuar në Bullgari që nga viti 1966. Prodhimi i fundit të automjeteve te ne daton nga viti 1996. Atëherë kompania e Britanisë së Madhe “Rover” filloi të montojë modelin “Maestro” në qytetin bregdetar Varna. U lëshuan rreth 3000 automjete. Pastaj anglezët hoqën dorë nga marrëveshja, sepse modeli nuk kishte sukses në treg, sepse ka qenë i vjetër.

Kështu pas një ndërprerjeje prej 15 vjetëve prodhimi i makinave në Bullgari u ringjall me investime kineze. Sot përdoren sistemet e reja më të mira në prodhimin e automjeteve në botë që garanton cilësi të lartë. Shitja masive në Bullgari dhe jashtë vendit do të nisë nga fillimi i 2012-ës. Atëherë pritet që të hapet fabrika. Do të ketë makina për çdo interes dhe xhep – ajo me litrazh të vogël “Voleex”, ajo që kalon në vendet më të larta “Hover” dhe kamionçina me kabinë të vetme dhe dopio “Steed”. Pritet që investimi në fabrikë të kapërcejë 300 mln euro. Do të hapen rreth 2000 vende pune. 400 do të jenë ekspertët të huaj nga Gjermania, Italia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina. Kapaciteti i fabrikës ka prodhim në vit 50 mijë automjete që to të shiten në tregun tonë dhe atë evropian. Prodhimi u përgjigjet të gjitha standardeve të BE-së.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD