Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia në pushtet GERB fitoi votën presidenciale dhe lokale

Foto: BGNES
Bullgaria do të ketë një pushtet presidencial aktiv dhe dinamik. Këtë e premtoi presidenti i sapozgjedhur i vendit, Rosen Plevneliev, mbështetur nga partia në pushtet GERB (Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë). Ai e fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve, duke pasur një përparësi bindëse para oponentit të tij nga Partia Socialiste Bullgare (PSB), Ivajlo Kalfin. Sipas të dhënave jo përfundimtare të komisioneve zgjedhore Rosen Plevnelievi është përpara z. Kalfin me rreth 5 për qind. Për presidentin e ri kanë votuar banorët e qyteteve të mëdha, njerëz me arsim të mesëm dhe të lartë, po ashtu dhe një pjesë dërmuese të të rinjve.

Rosen Plevnelievi është presidenti i katërt i zgjedhur pas ndryshmeve demokratike në Bullgari. Në fillim të vitit të ardhshëm ai do ta zë postin e presidentit të tanishëm, Georgi Përvanov. Para se të marrë pjesë në garën zgjedhore, Rosen Plevneliev ishte njëri i ministrave më të suksesshëm në kabinetin Borisov. Mbrëmjen pas zgjedhjeve z. Plevneliev u angazhua për një pamje moderne të institucionit dhe për një zhvillim të shpejtuar evropian të Bullgarisë.

“Bullgaria do të ketë pushtet presidencial aktiv dhe dinamik – premtoi presidenti i sapozgjedhur Rosen Plevneliev. – Në presidencë qysh nga dita e parë dyert do të hapen për institucionet publike dhe rajonet, që të vendosim së bashku drejtimin e zhvillimit të Bullgarisë. Duam që presidenca të bëhet qendra e prioriteteve kombëtare. Presidenca e Bullgarisë është mbi partisë dhe synon rezultate konkrete. Morëm detyra të qarta që nuk do të ndajmë dhe do të punojmë në dobi të popullit bullgar dhe për bashkimin e kombit rreth prioriteteve të tij. Punën do ta nisim nga zhvillimi i rajoneve, pastaj i ekonomisë dhe arrijmë në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi, i cili është me rëndësi për shtetin tonë. Reformat do të jenë në rendin e ditës së institucionit të presidentit që nga dita e parë. Theksin do ta vëmë në reformën e sistemit të drejtësisë. Gjithashtu do të punojmë për të reformuar sistemin e pensioneve dhe atë të shëndetësisë. Që të garantojmë punën e mirë të administratës, e cila do të çojë në një ekonomi më efektive, do të aplikojmë reforma në administratë. Për prioritet e kemi qeverinë elektronike. U angazhuam për politikën e jashtme, e cila bazohet në interesin kombëtar, ku është edhe energjetika. Për ne kjo do të thotë efikasitet energjetik, pavarësi energjetike dhe liberalizim i tregjeve të energjetikës në Bullgari. Presidenca e Bullgarisë do të punojë 24-orësh për të mbindërtuar suksesin e bullgarëve jashtë vendit kudo në botë. Ne do t’i mbajmë dyert të hapura për ta që të tregojmë suksesin e tyre. Pritem që shumë të rinjtë të hyjnë në institucionin presidencial. Do t’i mbështetem përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me çështjen e ambasadorëve, agjentëve të ish Sigurisë Shtetërore. Kjo do të jetë njëra nga gjërat e para që do të bëjmë.”

Ivajlo Kalfin, i cili e humbi garën presidenciale do të vazhdojë të punojë si deputet evropian. “Atje zgjidhje presin shumë sfida. Do të marrë pjesë në procese shumë të rëndësishme të Parlamentit Evropian, përfshi edhe në bisedimet rreth mjeteve të periudhës deri në 2020-ën.”, deklaroi z. Kalfin mbrëmjen pas zgjedhjeve. Kandidati për president i partisë socialiste përshëndeti çiftin fitues Rosen Plevneliev-Margarita Popova.
“Sinqerisht shpresoj si një shtetas bullgar, i cili i respekton institucionet e Bullgarisë, se realisht ata do të jenë president dhe nënpresident të mirë 5 vjetët në vijim. Ata kanë se çfarë të avancojnë. Për 22 vjetët e fundit nga ndryshimet demokratike z. Plevneliev është presidenti i zgjedhur me më pak vota. Shpresoj se duke punuar do të tregojnë se mund ta bashkojnë popullin dhe do të jenë liderë që e dinë se ku po shkon Bullgaria. Të gjithë ne kemi nevojë për këtë. Kontrolli civil mbi punën e presidentit dhe nënpresidentit do të jetë shumë i madh. Vetë unë do ta mbikëqyr këtë kontroll që të jetë ai efektiv dhe i rregullt. Dëgjuam shumë premtime dhe po presim që të plotësohen.”

Në zgjedhjet për pushtetin lokal gara kryesore gjithashtu u zhvillua midis GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare. Partia në pushtet përforcoi pozitën e saj të forcës së parë politike, duke fituar vendet e kryebashkiakëve në qytetet më të mëdha të qarqeve. Kryeministri Bojko Borisov i falënderoi bullgarët për besimin e madh, që ia dhanë GERB-it në zgjedhjet e treta të radhës – për Parlament Evropian dhe Bullgar gjatë 2009-ës dhe sot në zgjedhjet “dy në një” për president dhe pushtet lokal.

“Në kushtet e kësaj krize të madhe, ku lëkunden shteti, Evropa dhe bota, ne arritëm një rezultat serioz, tha kryeministri Borisov. – Nuk mund ta falënderoja popullin për këtë që paramendojë situatën nëse kishim hyrë edhe në krizë politike. Nëse i kishim humbur zgjedhjet, do të kishte zgjedhje të parakohshme. Këta do të ishin muaj me radhë pa përgjegjësi. I premtoi se nuk do të shpërdorim me besimin tuaj.”

Sipas liderit të Partisë Socialiste Bullgare Sergej Stanishev rezultatet e zgjedhjeve për partinë e majtë janë për t’u respektuar. Ai e vlerësoi votën për çiftin Kalfin-Danailov si hyrje e partisë socialiste në zgjedhjet presidenciale nga viti 2009, kur shumica parashikoheshin perëndimin e saj. Për rezultatin më të lartë të partisë socialiste në balotazh kontribuoi përkrahja e partisë Lëvizje për të Drejta dhe Liri. Stanishev, duke u mbështetur në sociologët, tha se përkrahja konsiderohet 200-250 mijë vota.

“Na mbështetën në raundin e dytë nga një milion e gjysmë bullgarë, deklaroi lideri i socialistëve. – Dua t’i falënderoj për besimin dhe t’u them se gara nuk ka përfunduar. Përkundrazi, ajo vazhdon me fuqi të re dhe besimi juaj nuk do të shpërdoret. Kauza e qytetarëve të lirë bullgarë që këtu e tutje bëhet shumë e rëndësishme për socialistët bullgarë. Në këto zgjedhje PSB tejkaloi elektoratin e saj të zakonshëm, dhe fitoi qindra mijë votues të rinj. Ne do ta vazhdojmë këtë politikë graduale, të cilën ndiqnim gjatë 2 vjetëve të fundit, kundër qeverisjes totalitare në Bullgari, ndarjes së njerëzve dhe politikës antisociale. Këto zgjedhje ndryshuan ndjeshëm situatën politike në vend. Sipas sociologëve mbetën dy parti kryesore – GERB dhe PSB. Në këtë lidhje PSB arriti njërin e qëllimeve, të cilat ia kishte vënë vetës 2 vjetët e fundit, të jetë alternativa e partisë në pushtet.”

Sergej Stanishev fajësoi autoritetet, që zgjedhjet ishin të poshtëruar dhe paralajmëroi se PSB nuk do të lërë pas dore shkeljet. Më herët nga GERB-i deklaruan se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë demokratike. Si argument Borisov theksoi faktin se partia GERB i ka humbur pozicionet e saj në qytetet, ku kryebashkiakët e deritanishëm kanë qenë të dobët.

A është i rrezikshëm përqendrimi i pushtetit në duart e një force politike?

“Ekziston rrezik të madh, sepse çdo lloj përqendrimi të pushtetit në përgjithësi nuk çon në asnjë të mirë, komentoi sociologu Kënço Stojçev për Radion Kombëtare Bullgare. – Ku njeriu ka aq shumë përgjegjësi, kjo do të thotë se ai duhet të sillet me tolerancë dhe të jetë shumë i kujdesshëm. Presim të shikojmë se çfarë do të bëjë pushteti i tanishëm. Sipas meje do të vishen tërësisht me pushtet, sepse këtë e bënë deri tani, kur kishin mundësi.”

Për ekuilibrin e votës së partive të ndryshme. Kënço Stojçev tha: “Kryesisht pësoi humbje të thellë partia e djathtë në Bullgari. Ajo u paraqit shumë dobët, dhe kishte një kandidat të dobët. 2% është një përqindje qesharake për një kandidat për president. Në rang vendi rezultati i kësaj partie është rreth 6-8%, i cili është një rezultat i pamjaftueshëm. Pas këtyre zgjedhjeve hapet një vrimë e madhe elektorale në qendër. Afro gjysmë milion zgjedhës votuan për qendrën për kandidaten e pavarur Meglena Kuneva. Dhe pikëpyetja më e madhe në vend është nëse këto gjysmë milion njerëz do gjejnë përfaqësinë e vet adekuate në formën e një lëvizje apo partie, me të cilën do marrin pjesë dhe të mund të kenë përfaqësues në parlamentin e ardhshëm.”

“Është e qartë që nga GERB treguan diçka të re në praktikën politike në Bullgari gjatë 20 viteve të fundit. Për 4 vitet e fundit ata korrën për herë të tretë fitoren e madhe kombëtare, e cila është pa precedent. Kjo më bën të mendoj që shpjegimi i këtij suksesi mund të jetë i lidhur vetëm me Bojko Borisovin, sado që të jetë i njohur dhe tërheqës ai. Ose duhet të kërkohen shpjegime të tjera. Nuk ndaj vlerësimet, që për shkak të përqendrimit me shumë pushtet në duart e GERB, vjen diktatura. Në Evropë nuk mund të vijë diktatura. Kjo që do të ndodhë, është që të parashtrohet debat politik dhe tensionet politike brenda partisë, atëherë kur ajo kontrollon të gjithë institucionit. Për mua është pozitiv fakti që oligarkia postkomuniste e cila kishte raketambajtës PSB dhe Lëvizja për të drejtat dhe liritë, humbi në këto zgjedhje. Por edhe të mund të kthejë pjesërisht pozitat e veta nëpërmjet lobimit brenda partisë në pushtet – është shumë herët të thuhet gjë e tillë.

Përgatitën në shqip: Anna Kapitanova dhe Ndriçim Uka
По публикацията работиха: Tatjana Obretenova, Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD