Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushteti lokal në Bullgari – probleme dhe pritje

Foto: BGNES
Disa ditë para zgjedhjeve lokale, të cilat do të zhvillohen njëkohësisht me ato presidenciale më 23 tetot, Agjencia e çështjeve sociologjike “ESTAT” njoftoi rezultatet e studimit të opinionit publik, të bërë në qarqet e Bullgarisë. Studimin e porositi Lëvizja për unitet dhe pajtim kombëtar (DNES). 4 vite në vijim kjo organizatë joqeveritare ndjek zbatimin e premtimeve parazgjedhore të pushtetit lokal dhe ndryshimin e opinionit publik. Disa nga përfundimet shqetësuese të studimit kanë të bëjnë me mospërputhjen e rendit të ditës të politikanëve me atë të qytetarëve.

“Rreth 90 për qind të të anketuarave iu përgjigjën negativisht pyetjes a politikanët lokalë i përfaqësojnë interesat e tyre, sqaron Ivo Zhelev nga agjencia sociologjike “ESTAT”. – Prej vitesh vëzhgojmë një krizë politike. Shumë njerëz pohojnë se politikanët nuk i zbatojnë premtimet e bëra ndaj votuesve. Në bashkitë më të mëdha, ku mediat kanë ndikim më të madh, në një farë mënyre vërehet përputhja e rendit të ditës të politikanëve me atë të qytetarëve. Në bashkitë e vogla mundësia e shoqërisë civile të ndikojë mbi politikanët është më e vogël. Atje mediat përhapin tezat e politikanëve, sepse shoqëria civile nuk është mjaft e inkurajuar të flasë për problemet e saj.”
Sipas studimit ky problem vërehet edhe në qytetet e mëdha. Pak janë ato që munden krizën politike, derisa situata në bashkitë e vogla është shumë shqetësuese, komenton sociologu Ivo Zhellev.

Prej këtu shfaqet dallimi i madh për sa i përket zgjidhjes së çështjeve urgjente në këto dy llojeve të bashkive. Papunësia dhe pensionet e ulëta janë problemet kryesore të shumë njerëzve në vend. Në qytetet e mëdha si Sofja, Plovdivi, Varna dhe Burgasi problemet e rendit të ditës kanë të bëjnë me infrastrukturën, shëndetësinë dhe pastërtinë.

Banorët e qarqeve e vlerësojnë punën e pushtetit lokal me notën 4 sipas sistemit, ku nota më e vogël është 1, kurse më e madhja – 6. Në këtë lidhje vlerësimi i kryebashkiakëve është më i lartë, duke e krahasuar me vlerësimin e këshillave bashkiake dhe administratës. “Në përgjithësi këshillat bashkiake i shikojnë si një arenë e përplasjeve politike dhe e marrëveshjeve jo korrekte”, thotë z. Zhelev.

Rreth 70 për qind të të anketuarve kërkojnë një ndryshim radikal në pushtetin lokal. “Mirëpo, pyetjes a do të votoni për kryebashkiakun e deritanishëm 40 për qind iu përgjigjën “po”, thekson sociologu Zhelev. – D.m.th. ndryshimi i kërkuar nuk ka të bëjë vetëm me zëvendësimin e kryetarit, por edhe me ndryshimin e drejtimit të politikës që kryen ai ose partia përkatëse në pushtet.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD