Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Zona Shengen – intervistë me eurodeputeten Maria Nedellçeva

Gjatë seancës së Këshillit të BE-së në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm që u zhvillua më 22 shtator të këtij viti në Bruksel Holanda dhe Finlanda nuk miratuan aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen. Ata u shpallën edhe kundër variantit për aderim të dy shteteve në dy etapa. Bullgaria dhe Rumania kanë zbatuar të gjitha kriteret teknike për aderim – diçka që është pohuar nga Komisioni Evropian dhe nga Parlamenti Evropian. Vendimi për aderim në Zonën Shengen duhet marrë unanimisht nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, por në rastin tonë po vazhdojnë negociatat diplomatike. Varianti i mirë për dy shtetet do të jetë aderimi i tyre më 17 tetor, kur do të zhvillohet samiti i Këshillit të lartë politik të udhëheqësve të shteteve anëtare të BE-së.

Çfarë është perspektiva para Bullgarisë në se shtetet nuk arrijnë mirëkuptim më 17 tetor?

“Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë mirëbesim, është kategorike eurodeputetja Maria Nedellçeva. Ajo komentoi problemin para mikrofonit të Radio Bullgarisë. – Zbatimi i kritereve teknike nuk është kusht i mjaftueshëm për aderim vetëm për Bullgarinë dhe Rumaninë. Kjo krijon një situatë shumë shqetësuese sepse flet për aplikimin e standardeve të dyfishta për sa u përket Bullgarisë dhe Rumanisë. Nga ana tjetër gjatë muajve të fundit në debat për kriteret teknike ishin shtuar argumente politike, të lidhura me korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar. Mendimi im personal është se Finlanda dhe Holanda nuk vendosën veto të pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen, ato vetëm e shtynë vendimin për 17 tetor – kjo do të thotë se argumentet e tyre nuk janë mjaft të forta.”

“Pranvera arabe” dhe dallga e emigrantëve pas saj nga Afrika Veriore drejt BE-së gjithashtu ndikoi negativisht dhe shtyri aderimin tonë në Zonën Shengen.

“Me siguri ngjarjet në Afrikën Veriore gjatë muajve të fundit kishin një ndikim të fortë mbi debatin në fjalë. Nëse shikojmë shifrat reale dallga e emigrantëve nga Afrika Veriore drejt BE-së nuk ishte më e madhe sesa ishte ajo pas ngjarjeve në ish-Jugosllavinë të viteve të 90-të të shekullit të kaluar. Por efekti ishte përdorur për provokimin e frikës prej emigracionit në Evropë. Holanda është një shembull i mirë se si mund të përdoret situata ndërkombëtare për synimet e politikës së brendshme. Kështu problemi për aktualizimin e mekanizmit të monitorimit dhe vlerësimit të kandidatëve për Zonën Shengen bëhet shumë aktual. Aq më shumë se ka edhe propozime nga ana e KE-së për këtë. Është fakt se raportet e ekspertëve në këtë drejtim mbeten pa pasoja reale dhe shtetet e reja anëtare duhet t’u përgjigjen kërkesave më të ashpra sesa shtet si Italia dhe Franca. Kjo është temë e një debati të ri, për të cilën Bullgaria duhet të jetë shumë aktive.”

Si Bullgraia do të marrë pjesë në këtë debat për rregullat e reja për aderim në Zonën Shengen?

“Derisa presim vendim për aderimin e shtetit tonë në Hapësirën Shengen debati mund të përfundojë. Për këtë arsye le të përpiqemi të ndërtojmë mirëbesim dhe të prezantohemi sa më mirë para partnerëve tonë. Besoj se provokimi i konfliktit nuk do të ketë pasoja të mira. Zgjidhjen e problemit duhet ta kërkojmë me anë të kompromisit, konsensusit dhe argumenteve të forta. Deri më 17 tetor do të ofrojmë informatë dhe do të bashkëpunojmë aktivist me përfaqësuesit e Finlandës dhe Holandës duke përpjekur të ndryshojmë pozitën e tyre.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD