Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë muzikantin Ljubomir Denev

Instrumentist, dirigjent dhe kompozitor, Ljubomir Denev tashmë 25 vjet merr pjesë në një mënyrë shumë aktive në jetën kulturore bullgare. Ai ka mbaruar arsimin e tij muzikor në kryeqytet dhe nga viti 1986 është interpretues dhe autor i veprave për fëmijë. Ljubomir Denev kompozon në gjini të ndryshme – xhaz, muzikë dhome dhe muzikë korale. Më 8 qershor në skenën e Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” në Sofje ai ftoi shumë miq. Koncerti u zhvillua në kuadrin e festivalit “Javë muzikore të Sofjes.” Ja se çfarë tha muzikanti pas ngjarjes:

“Shkasi qe jubileu im i ardhshëm 60 vjeçar – më 12 shtator. Organizatorët e edicionit të 42-të të festivalit “Javë muzikore të Sofjes” më propozuan për të paraqitur vepra të mia të gjinive të ndryshme muzikore. Kështu e quajta dhe koncertin “Një koncert prej shumë gjinish i Ljubomir Denevit dhe miqve të tij”. Në koncert morën pjesë miq dhe kolegë, të cilët kanë në repertorin e tyre vepra të mia. Pianisti Rostisllav Jovçev e hapi koncertin me një “Himn të diellit”. Më vonë u paraqitën Milla Georgieva, muzikantët e xhazit Venci Bllagoev dhe Ivan Ivanov, ansambli i ri vokal “Oktavojs”. Koncerti më 8 qershor përfshiu stile më të ndryshme dhe muzika u pranua shumë mirë nga publiku. Bashkë me kuartetin “Frosh” interpretuam veprën time të fundit “Transfigurim për një kuartet harqesh”.

Sipas Ljubomir Denevit udhëtimi përmes gjinive të ndryshme e pasuron krijuesin dhe krijon mundësi për një zhvillim të pandërprerë. Pyetjes për bilancin e tij me rastin e jubileut 60 vjeçar ai iu përgjigj kështu:
“Gjatë disa viteve të fundit i kushtova një vëmendje më të madhe gjinisë së dhomës dhe gjinisë simfonike. Kjo që akoma nuk kam realizuar është përgatitja skenike e operës sime “Kain”. Ajo është në gjuhën angleze. Desha ta vënë në skenën e operës. Kjo është një vepër, e cila sipas meje është me një autoritet shumë të madh.”

Po të doni të dëgjoni veprat “Transfigurim për një kuartet harqesh” dhe “Improvizim xhazi” të Ljubomir Denevit klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD