Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rinovim i forcuar i infrastrukturës rrugore në Bullgari

Foto: BGNES
Pas ndërtimit të forcuar të autostradave në Bullgari, filloi një program masiv riparimesh të rrugëve të niveleve të parë, të dytë dhe të tretë. Me mjete të programeve të ndryshme deri në fund të 2012-ës do të riparohen gjithsej 3100 km të rrjetit kombëtar rrugor. Nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit premtojnë një udhëtim më të këndshëm pas më pak se 2 vjetësh.

Aktualisht Bullgaria është një prej vendeve më rrugë më të këqija në Evropë. Mungesa e shenjave rrugore, asfalti i prishur, puset e hapura vështirësojnë kalimin në shumë vendbanime, duke ngadalësuar zhvillimin ekonomik të rajoneve të tëra dhe duke larguar turistët nga objektet më të njohura kulturore-historike. Gjatë verës trafiku drejt vendpushimeve detare rritet ndjeshëm dhe bashkë me të shtohen edhe incidentet në rrugë. Me përkrahjen financiare të BE-së qeveria bullgare mori në dorë përfundimin e disa autostradave, ndërtimi i të cilave prej vitesh ishte lënë pas për një varg arsyesh.

“Bullgaria nuk është vetëm autostrada!” – tha para gazetarëve ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit Rosen Plevneliev dhe shtoi se nga viti 1984 deri më sot rrugët e nivelit të dytë keqësohen në mënyrë dramatike. Ka vende që nuk kanë qenë riparuar që nga 1971-ta, d.m.th. shumë kohë para ndryshimeve demokratike te ne. Sipas të dhënave të Ministrisë rreth 35% prej rrjetit kombëtar rrugor është në gjendje të keqe. Sipas ministrit Plevneliev arsyeja është që gjatë viteve janë dhënë shuma tepër të vogla për riparime. “Për vitin 2011 ne kemi planifikuar mjete 4-5 herë më të mëdha në krahasim me 2007-ën për këtë qëllim.”

© Foto: BGNES


“Po të marrim parasysh ndërtimin e ri, gjatë këtij viti Agjencia e infrastrukturës duhet shpenzuar gjithsej 1,1 miliardë leva për rrugët e Bullgarisë. Startojmë një program masiv me 76 projekte, të cilat për momentin zbatohen paralelisht. Ato janë parashikuara për ndërtimin e rrugëve, të cilat janë 6 herë më shumë në krahasim me 9 viteve të fundit.”

Përmirësimi i rrjetit rrugor në vend financohet na buxheti kombëtar, nga Banka Botërore dhe më tepër nga fondet evropiane. Ndërkohe nga Agjencia “Infrastruktura rrugore” u japin shpresë turistëve, që do të bëjnë pushimet e tyre në Detin e Zi, se riparimet nuk do ta pengojnë qarkullimin rrugor gjatë verës.

“Vendet, që janë duke rinovuar, nuk do të vështirësojnë udhëtimin e turistëve për në bregdetin bullgar – tha Lazar Lazarovi nga Agjencia “Infrastruktura rrugore”. – Janë parashikuar itinerare të tjera rrethore, gjatësia e të cilave nuk do të jetë e madhe. Në vendet ku nuk janë planifikuara itinerare të tilla, ndërtimi do të bëhet në rrugë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD