Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Burgasi – qyteti më i mirë për banim në Bullgari për vitin 2010

Përfaqësuesit e bashkive të dalluara me çmimin “Qytet më i mirë”
Foto: BGNES
Qyteti pranë Detit të Zi Burgas është qyteti më i mirë për banim në Bullgari për vitin 2010, ndërsa mbajtësi i mëparshëm i kësaj vlere – Sofja, mori çmimin për qytetin më i mirë për biznes. Konkursi zhvillohet për vit të katërt të radhës dhe është një nismë e përbashkët të Radios Darik, gazetës “24 orë” dhe të sajtit informativ DarikNews.bg. Në garë morën pjesë 27 qytete të vlerësuara sipas 25 kategorive. Ndër to janë investimet në projektet infrastrukturore, gjendja ekologjike e qytetit, mundësitë për sport, numri i vendeve të parkingut, mundësitë për argëtime kulturore. Sivjet çmimet speciale i morën Smoljani për “Qytet të gjelbër” dhe Veliko Tërnovo për “Qytet të bukur”. Mbi 180 000 veta u përfshinë në votimin në internet, duke përcaktuar Varnën dhe Blagoevgradin si vende për banimin më të mirë. Sipas ministrit të zhvillimit rajonal dhe urbanizimit Rosen Plevneliev çdo vit të ardhshëm përcaktimi i fituesve do të jetë më i vështirë, sepse Bullgaria ka shumë qytete që e konkurrojnë njëri tjetrin. “Shansi i artë” për zhvillimin e tyre është Programi operativ “Zhvillimi rajonal”.

“Në drejtimin e Fondit evropian për zhvillimin rajonal (ERDF) tashmë Bullgaria nuk është në vendin e fundit – shton ministri Plevneliev. – Gjatë vitit të fundit Bullgaria doli përpara nëntë vendeve të tjera dhe për momentin gjendet në vendin e 19-të nga të gjitha 27 vendet. Bullgaria është më përpara në absorbimin e fondeve për zhvillimin rajonal nga Holanda, Danimarka, Portugalia dhe Italia. Kjo do të thotë se jemi në rrugën e drejtë. D.m.th. bashkiakët bëjnë projekte me kualitet të lartë, të bazuara në rregulla, po ashtu dhe në një vizion stabil afatgjatë. Burgasi është qyteti, i cili do të absorbojë mjete për zhvillimin e transportit urban, do të ndërtojë zona industriale dhe do të krijojë kushte për investime të reja. Përveç kësaj autostrada do të arrijë deri atje. Pritet se Sofja do të marrë edhe 100 mln. leva (50 mln. euro) nga Programi operativ “Zhvillimi rajonal”, për të bërë një rrjet të ri kompjuterik, që bazohet në metro, një organizim të ri të transportit – mbi 400 stacione të reja dhe gjithçka, që rrit shpjet cilësinë e jetesës në këto qendra të rritjes.”

Burgasi mori numrin maksimal të pikave në këto fusha: investimet në projektet infrastrukturore, orari i dyqaneve, kopshtet për fëmijë, kultura, papunësia, investimet e huaja etj.

“Sa jo modeste të duket, Burgasi meriton të jetë qyteti më i mirë për banim – tha Dimitër Nikolov, kryebashkiak i qytetit bregdetar. – Patroni i Burgasit është Shën Nikolla Çudibërësi. Gjatë viteve të fundit Burgasi ka ambicien të arrijë kriteret për jetesë të mirë në qytetet e mëdha. Për nga disa tregues tashmë i tejkalojmë qytetet e tjera bullgare. Përveç programeve të shumta operative, të cilat fituam gjatë dy vjetëve të fundit, ne investuam dhe mjete të bashkisë për ndërtimin e sallave sportive, kopshteve të fëmijëve, pishinave. Kjo tregon se ekonomia e qytetit zhvillohet dhe megjithë krizën ne gjenerojmë të ardhura serioze. Gëzohem se kështu do të bëjmë edhe një hap përpara, kështu që Bullgaria të bëhet një vend më i bukur dhe më i mirë për banim.”

Me çfarë Sofja meritoi vlerësimin “qyteti më i mirë për biznes”?

“38% të PBB-së prodhohet në Sofje – tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. – 68% të investimeve të huaja janë në Sofje. Kjo do të thotë se Sofja krijon një mjedis të mirë për biznes. Vetë bashkia është një investitor i madh. Projektet më të mëdha që zbatohen me financim evropian janë në Sofje – ndërtimi i metrosë, i kanalizimit me mjete të programit ISPA. Megjithë krizën, bëhen investime të mëdha. Kompania Hewlett Packard vendosi të hapë një qendër të re me afro 2000 vende të reja pune. Kështu do të ketë punë për njerëz të arsimuar, të cilët nuk do të emigrojnë në Perëndim. Në Sofje janë kuadrot më të përgatitura, këtu janë gjysma e universiteteve në Bullgari, këtu është akademia e shkencave, këtu janë të rinjtë me arsim të mirë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD