Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bëhu pushtues i majave malore në Bullgari!

Maja Vihren (2914m) më malin Pirin
Foto: Rumjana Cvetkova
Gjëja e parë që i bën përshtypje njeriut që fluturon me avion mbi Bullgarinë janë masivet malore madhështore, të mbuluara me gjelbërim, të cilat shtrihen deri në horizont. Në dallim të shumë vendeve më të urbanizuara në Kontinentin e Vjetër, malet bullgare ruajnë pasuritë e tyre natyrore. Dhe kjo është e dukshme jo vetëm nga avioni. Po të doni të shihni nga afër bukurinë e maleve bullgare, duhet të kaloni nëpër to më këmbë. Për këtë qëllim keni nevojë për një veshje të mirë turistike, disa harta, kohë të lirë dhe patjetër një shpirt aventurist. Po ta keni të gjithë këtë, jeni gati të përfshiheni në nismën e Bashkimit Turistik Bullgar “Pushtues i 10 majave në Bullgari”.

Ngjitja është jo vetëm një sfidë fizike, por një përjetim i thellë shpirtëror.Në Bullgari ka 35 male më të mëdha dhe më të vogla me relief të ndryshëm dhe me florë dhe faunë të ndryshme. Dhe secili prej këtyre maleve ka majat e veta piktoreske. Ideja e organizatorëve të nismës “Pushtues i 10 majave në Bullgari” është që pjesëmarrësit të hipin në majat më të larta të disa maleve tona shumë të njohura. Pushtimi i majave regjistrohet në pikën më të afërt turistike me vulë në një librezë të posaçme. Po të pushtoni të gjitha 10 majat, merrni dhe një çmim. Nisma gëzon interes të madh më shumë se katër dekada. Bëhet fjalë jo vetëm për turistë bullgarë, por edhe të huaj, më tepër nga vendet ballkanike, për të cilët malet bullgare janë një sfidë e madhe. Në vitet 90 në këtë nismë përfshiheshin 7 maja të larta bullgare. Me lehtësimin e regjimit kufitar në listë u përfshinë dhe tri maja të tjera që ngrihen në kufijtë tanë perëndimorë me Serbinë dhe Maqedoninë. Këto janë maja Ruj (1706m) në malin Ruj, maja Gocev vrëh (2212m) në malin Slavjanka dhe maja më e lartë në malin Belasica – Radomir (2029m). “Tetë nga majat janë me lartësi mbi 2000m dhe kërkojnë më shumë përvojë”, shpjegon Georgi Karpaçev nga Bashkimi Turistik Bullgar dhe shton:

“Duke zgjedhur këto objekte kemi kërkuar që të ketë të paktën një shtëpi të mirë turistike në afërsi, si edhe shtigje me markim. Këto kushte janë të pranishme në të gjitha 10 majat në listën tonë. Përveç kësaj në afërsi ka qytete dhe fshatra, ku pjesëmarrësit në ekspeditë mund të kalojnë natën, të marrin ushqim. Një kriter tjetër është që të ketë transport publik. Për të gjitha 10 majat kemi harta turistike, si edhe broshura me informatë të hollësishme për itineraret, shtëpitë turistike etj.”

© Foto: Rumjana Cvetkova

Malet bullgare ruajnë pasuritë e tyre natyrore.

Në përgjithësi 10 majat mund të pushtohen nga turistë të zakonshëm pa një stazh të veçantë në kalimet e gjata. Ndër majat më të preferuara për pushtim është maja më e lartë në Gadishullin Ballkanik – Musala (2952m) në malin Rila. Në rrëzat e malit ka një teleferik dhe madje gjatë dimrit mund të takoni turistë që e kalojnë këtë itinerar. Shumë më e vështirë për pushtim është maja Vihren (2914m) në malin Pirin. Kur nuk është mbuluar me mjegull, ajo zbulon peizazhe të jashtëzakonshme. Përjetimi është pak i tmerrshëm, por sjell një kënaqësi të madhe.

© Foto: Rumjana Cvetkova

Po të doni të shihni nga afër bukurinë e maleve bullgare, duhet të kaloni nëpër to më këmbë.

“Secili që ka hipur në këto maja mund të thotë se ka përfytyrim për pasuritë natyrore të vendit tonë – thotë Georgi Karpaçev. – Nisma ka një shpirt sportiv dhe praktikohet nga turistët me pak a shumë përvojë. Tashmë shumë njerëz çdo vit hipin në të gjitha 10 majat. Madje ka interes për ekspedita gjatë dimrit, por kjo kërkon më shumë përvojë dhe aftësi shumë të mira.”

Pushtuesit e majave bullgare thonë se ngjitja është jo vetëm një sfidë fizike, por një përjetim i thellë shpirtëror, një pastrim, pas të cilit njeriu ndihet plot me energji pozitive.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD