Sa për portën, shtegu deri në të është mbuluar me kalldrëm dhe në mes ka një kanal për të mbledhur ujërat e shirave, kurse muri i kështjellës nga të dyja anët e portës është i gjerë pothuaj 3 metra. Një fotografi e arkitekturës së mesjetës mund të shihet në ekspozitën “Arkeologji bullgare 2009”, të hapur para disa ditësh në Sofje.
Në të njëjtën ekspozitë janë paraqitur dhe studimet e ekipit të profesorit Nikollaj Ovçarov dhe Hitko Vaçevit në Veliko Tërnovo. Bëhet fjalë për kompleksin e vjetër të manastirit “Apostujt e shenjtë Petër dhe Pavell” dhe për tempullin pranë kompleksit “Shën Ivan Rillski”.
“Gjatë vitit 2008 ne zbuluam një akropol, ku kishte një unazë të artë dhe disa të tjera të argjendta – thotë prof. Ovçaroci. – Gjatë vitit 2009 zbuluam mbi 100 varre, të cilat na treguan shkëlqesinë e bejlerëve bullgarë në periudhën XIII - XIV, por edhe të qytetarëve të pasur në periudhën XV – XVIII. Siç duket ky manastir ka qenë shumë i pasur dhe e kanë konsideruar si një vend të përshtatshëm për banesë të përjetshme. Atje zbuluam mbi 600 sende, si dhe mbi 600 monedha. Ndër këto monedha ka ekzemplare të rralla, madje të tilla unike. Sa për bizhutë e paraqitura në ekspozitë, vetëm unazat janë rreth 30. Tri prej tyre janë të arta, të tjerat janë të argjendta, me gurë të çmuar, ose gjysmë të çmuar, me mbishkrime. Ndër zbulimet do të përmend një varrim shumë të pasur të një gruaje të re nga gjysma e parë e shekullit të XIV-të. E quajtëm princeshën e Tërnovos, sepse kishte mbeturina prej rrobash të qepura me fije të arta, vethë të florinjtë, një unazë të florinjtë dhe gjilpëra të argjendta në shami, e cila nuk është ruajtur. Mirëpo veshjet e saj mund të rimëkëmben. Ndër unazat gjithashtu ka një shumë interesante. Unaza ndoshta është nga Franca Jugore, nga shekulli i XIII.”
Ka të ngjarë që bizhuja të jetë importuar gjatë shkëmbimit të forcuar të mallrave pas kryqëzatës së katërt, thotë Nikollaj Ovçarovi. Ndër reliktet interesante, të zbuluara nga ekipi i tij gjatë verës së kaluar, është një fragment prej një caku të argjendtë me mbulim të artë të një libri nga shekulli i XIV me figurën e një arkangjeli dhe me një mbishkrim rreth kokës së tij. Bën përshtypje të madhe dhe gjilpëra e argjendtë me një pulë të artë dhe margaritar mbi të. Interesante për shkencën është dhe unaza e artë masive nga shekulli i XIV, në të cilën ka një gur me imazhin e zotit Mars. Ajo është nga shekulli i III, nga periudha romake. Në këtë mënyrë stërgjyshërit tanë kanë paraqitur respektin e tyre ndaj artit antik.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..