Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veliko Tërnovo – shkëlqimi i Mesjetës bullgare

Qeramikë dhe unazë me imazhin e zotit Mars
Foto: Veneta Pavllova
Në një prej qyteteve më të vjetra bullgare – Veliko Tërnovo, gjithmonë do të ketë punë për arkeologët. Në të kaluarën e tij mijëvjeçare sidomos e pasur me dëshmi historike është periudha, në të cilën ai ka qenë kryeqytet i Mbretërisë së dytë Bullgare – nga viti 1187 deri në vitin 1393 pas një zotërimi bizantin afro dy shekullor në trojet bullgare dhe para rënies nën zgjedhën osmane. Gjatë kësaj periudhe qyteti përjetoi një lulëzim të vërtetë. Në atë kohë qyteti ishte ngritur në tre kodra: Carevec, Trapezica dhe Momina Krepost dhe ishte fortifikuar shumë mirë. Në atë kohë në Carevec u ndërtua një pallat dhe selia e Patrikanës Bullgare, si dhe dhjetëra tempuj për besimtarët. U themeluan një Shkollë letrare dhe një tjetër për arte artistike, në të cilat u krijuan piktura murale, vepra letrare.

Gërmimet e para arkeologjike në kryeqytetin e vjetër bullgar filluan para 100 vjetësh. Për shkaqe të kuptueshme Carevecit i është kushtuar një vëmendje e posaçme, por Trapezica ende fsheh shumë sekrete. Gjatë vitit të kaluar në kodër punuan disa ekipe. Udhëheqës i ekipit, i cili studionte sektorin jugperëndimor të kështjellës Trapezica, është doktori Konstantin Doçev. Sipas tij studimet tregojnë se ajo që gjatë udhëheqjes bizantine ishte përgatitur për rezidencë ushtarake të administratës bizantine, ka pasur një garnizon të posaçëm dhe e ka zbatuar këtë rol edhe gjatë udhëheqjes së mbretërve bullgarë përafërsisht deri në vitin 1280, pas së cilës u bë lagje.

“Trapezica ishte citadela ushtarake e kryeqytetit tonë të ri me strateg të saj ushtarak, gjersa u ndërtuan pallati dhe patrikana në kodrën Carevec – thotë arkeologu. – Zbulimet janë shumë interesante. Kjo është një kështjellë, e ndërtuar shumë mirë. Ajo është e para, ku shihet një studim paraprak gjeodezik dhe në të njëjtën kohë ndërtim i tërë kështjellës – me kanalizacion, me mure të fortifikuara, me kulla. Vitin e kaluar zbuluam një portë të re në murin e kështjellës. Muri do të rimëkëmbet. Për fat të keq stërgjyshërit tanë pas Çlirimit nga zgjedha turke kanë hequr mjaftë gurë për ndërtimin e ri të qytetit, por edhe tani kemi pjesa të ruajtura, që do t’i lehtësojnë shumë restauruesit.”
Pamje ndaj portës


Sa për portën, shtegu deri në të është mbuluar me kalldrëm dhe në mes ka një kanal për të mbledhur ujërat e shirave, kurse muri i kështjellës nga të dyja anët e portës është i gjerë pothuaj 3 metra. Një fotografi e arkitekturës së mesjetës mund të shihet në ekspozitën “Arkeologji bullgare 2009”, të hapur para disa ditësh në Sofje.

Në të njëjtën ekspozitë janë paraqitur dhe studimet e ekipit të profesorit Nikollaj Ovçarov dhe Hitko Vaçevit në Veliko Tërnovo. Bëhet fjalë për kompleksin e vjetër të manastirit “Apostujt e shenjtë Petër dhe Pavell” dhe për tempullin pranë kompleksit “Shën Ivan Rillski”.



“Gjatë vitit 2008 ne zbuluam një akropol, ku kishte një unazë të artë dhe disa të tjera të argjendta – thotë prof. Ovçaroci. – Gjatë vitit 2009 zbuluam mbi 100 varre, të cilat na treguan shkëlqesinë e bejlerëve bullgarë në periudhën XIII - XIV, por edhe të qytetarëve të pasur në periudhën XV – XVIII. Siç duket ky manastir ka qenë shumë i pasur dhe e kanë konsideruar si një vend të përshtatshëm për banesë të përjetshme. Atje zbuluam mbi 600 sende, si dhe mbi 600 monedha. Ndër këto monedha ka ekzemplare të rralla, madje të tilla unike. Sa për bizhutë e paraqitura në ekspozitë, vetëm unazat janë rreth 30. Tri prej tyre janë të arta, të tjerat janë të argjendta, me gurë të çmuar, ose gjysmë të çmuar, me mbishkrime. Ndër zbulimet do të përmend një varrim shumë të pasur të një gruaje të re nga gjysma e parë e shekullit të XIV-të. E quajtëm princeshën e Tërnovos, sepse kishte mbeturina prej rrobash të qepura me fije të arta, vethë të florinjtë, një unazë të florinjtë dhe gjilpëra të argjendta në shami, e cila nuk është ruajtur. Mirëpo veshjet e saj mund të rimëkëmben. Ndër unazat gjithashtu ka një shumë interesante. Unaza ndoshta është nga Franca Jugore, nga shekulli i XIII.”



Ka të ngjarë që bizhuja të jetë importuar gjatë shkëmbimit të forcuar të mallrave pas kryqëzatës së katërt, thotë Nikollaj Ovçarovi. Ndër reliktet interesante, të zbuluara nga ekipi i tij gjatë verës së kaluar, është një fragment prej një caku të argjendtë me mbulim të artë të një libri nga shekulli i XIV me figurën e një arkangjeli dhe me një mbishkrim rreth kokës së tij. Bën përshtypje të madhe dhe gjilpëra e argjendtë me një pulë të artë dhe margaritar mbi të. Interesante për shkencën është dhe unaza e artë masive nga shekulli i XIV, në të cilën ka një gur me imazhin e zotit Mars. Ajo është nga shekulli i III, nga periudha romake. Në këtë mënyrë stërgjyshërit tanë kanë paraqitur respektin e tyre ndaj artit antik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD