Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra historike “Shën Paisij Hilendarski”

Foto: Allbena Bezovska
Qendra historike “Shën Paisij Hilendarski” ndodhet në qytetin Bansko. I hapur gjatë vitit 2008, muzeu mban emrin e autorit të “Historisë sllavo-bullgare” – një libër me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për Rilindjen bullgare në kohën e zgjedhës osmane në tokat tona. Paisij ia kushtoi jetën përhapjes së diturisë – “për popullin bullgar, mbretër dhe shenjtorë dhe për të gjitha ngjarjet dhe veprimet bullgare”, siç shkroi në fillim të historisë. Para se të bëhet murg në Malin e Shenjtë, ai jetonte në qytetin e lindjes Bansko. Stefka Bërdareva, kuratore e muzeut, tregon:

“Këtu, në vendin e muzeut, ndodhej shtëpia e Paisij Hilendarskit. Ajo ekzistonte që nga fundi i shekullit XVII. Ka dëshmi se ndërtesa është përdorur si shkollë dhe si metoh. Pas vitit 1912 në të u vendos administrata vendore. Fatkeqësisht në vitin 1922 ajo u dogj deri në themele. Atëherë qytetarët e Bankos vendosën atje një gur, me mbishkrim – që të dihet se bullgari i madh Paisij Hilendarski lindi atje në vitin 1722. Krejt i ri, ai u bë murg. Filloi të shkruante “Historinë sllavo-bullgare” kur ishte mezi 23 vjeç në manastirin Hilendar në Malin e Shenjtë. Për të mbledhur fakte, ai vizitoi shumë vende në tokët bullgare, shkoi madje në Gjermani. E përfundoi librin në manastirin Zograf gjatë vitit 1762. Ky vit sot konsiderohet fillimi i Rilindjes bullgare. Pastaj Paisij u kthye në tokat bullgare për të përhapur librin e vet. Vdiq në vitin 1773, duke udhëtuar për në Malin e Shenjtë. Më 26 qershor 1962 u kanonizua.”
Vite me radhë fotografi Mihail Enev ka vizituar Athosin, ka fotografuar qelinë e murgut, si edhe tempullin, në të cilin ai i drejtonte lutje Zotit. Në Qendrën historike ata janë rikrijuar me saktësi sipas origjinalit. Bën përshtypje kontrasti midis atmosferës asketike të qelisë së murgut dhe shkëlqimit të pikturave në mur të tempullit. Aksenti i qelisë është tryeza. Mbi të janë vënë disa libra të vjetër. Shumica e sendeve gjithashtu janë nga koha e Paisij Hilendarskit.

Tempulli është i vogël. Siç në origjinalin e Athosit, dera është e ulët që t’i rikujtojë secilit që hyn të ulë kokën para Zotit. Në të ka një mbishkrim, në të cilin lexohet se mjetet për ta ndërtuar tempullin janë dhuruar nga Haxhi Vëllçoja. Ai ishte një qytetar i Bankos që ka dhuruar shumë para për Malin e Shenjtë dhe ka marrë pjesë me mjete në të gjitha nismat e mëdha shoqërore në Bansko. Ai ishte vëlla i Paisij Hilendarskit dhe gjithashtu u bë murg, por në moshë më të thyer, kur përfundoi me të gjitha detyrimet ndaj familjes së tij të madhe. Vëllai më i moshuar në familje – Lavrentij, ishte igumen i manastirit Hilendar të Athosit. Pikturat e Paisij Hilendarskit, Lavrentit dhe Haxhi Vëllços i presin vizituesit që në paradhomën e muzeut. Atje është dhe piktura e Shën Ivan Rilskit – mbrojtësi i popullit bullgar. Është pikturuar dhe Neofit Rilski – murg, mësues dhe piktor nga epoka e Rilindjes, që gjithashtu lindi në Bansko. Krahas dokumenteve, fotografive dhe sendeve, në ekspozitë mund të shihet dhe një kopje autentike e “Historisë sllavo-bullgare”, e bërë në Bansko nga Konstantin Çuçulajn. Ruhet dhe një fotokopje e dorëshkrimit të Paisij Hilendarskit – origjinali ndodhet në Malin e Shenjtë. Ka dhe një enë me tokë nga Athosi – një vend që qytetarët e Banskos e nderojnë prej shekujsh. Shumë njerëz që vijnë në Qendrën historike “Paisij Hilendarski” nuk kanë interesa në fushën e historisë. I tërheq ndërtesa madhështore, e cila i ngjan një tempulli.
“Qendra u krijua për të ruajtur kujtimin historik të qytetit tonë – rrëfen Stefka Bërdareva. – E vizitojnë njerëz në mosha të ndryshme. Shpesh herë vijnë grupe nxënësish, ata mbërrijnë nga tërë vendi. Kurse gjatë verës dhe dimrit, kur është kulmi i stinës turistike, ka shumë të huaj. Për ta muzeu është një zbulim i vërtetë. Ekspozita pasurohet vazhdimisht. Kjo bëhet me ndihmën e dhuruesve nga qyteti ynë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriarku i ri Daniill

Patriarku i ri theksoi se thirrja e kishës është të bashkojë të përçarët

Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..

rinovuar më 24-07-01 5.41.MD
Harman Kaja

Strukturat e lashta të Harman Kaja dhe Asara në Rodopet Lindore "flasin" me ndihmën e lidar

Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..

botuar më 24-06-28 7.30.PD
Mitorpoliti Daniili i Vidinit

Hiri i Frymës së Shenjtë është në unitetin, pastërtinë e besimit dhe devotshmërinë

Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare është gjithashtu e fundit para festës së të Gjithë Shenjtorëve, e cila përfundon ciklin e Pashkëve...

botuar më 24-06-24 1.03.MD