Rubrika “Më thuaj...” na takon me bullgarët nga afër dhe nga larg. Për titullin e saj janë përdorur radhët e para të himnit të emigrantëve – “Më thuaj o re e bardhë”, një vjershë eshkrimtarit, poetit dhe përkthyesit të njohur bullgar Ran Bosilek. Sot mbi 2 mln bullgarë janë diku në botë – ata jetojnë, punojnë, kujdesen për fëmijët e tyre dhe e “ndërtojnë” Bullgarinë e vet larg kufijve të saj. Tregimet dhe bisedimet me ta dhe për ta provokojnë mallëngjim dhe ndenja atdhedashëse, shkaktojnë nostalgji dhe trishtim për mëmëdheun...
Ekipi i Radio Bullgarisë e krijoi këtë rubrikë me shumë dashuri, duke menduar për bullgarët dhe kulturën bullgare larg atdheut... që të tregojë për gëzimet dhe vështirësitë, për sukseset dhe vendimet e rëndësishme në jetën e bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën.
Do të gëzohemi në qoftë se ju i vazhdoni historitë e atyre me të cilat ju takojmë dhe për të cilët ju tregojmë!
Mund të na shkruani në postën tonë elektronike: radiobulgaria@bnr.bg
Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh...
Për të tretën herë radhazi dhe për të njëmbëdhjetën herë në historinë e saj, Bullgaria do të marrë pjesë me pavijonin e saj në Bienalen Veneciane të Artit. Këtë vit, forumi do të zhvillohet nga data 20 prill deri më 24 nëntor në Itali. Në konkursin..
Shtetasit bullgarë që banojnë në territorin e Italisë sipas statistikave zyrtare janë 50 mijë, por sipas të dhënave jozyrtare janë rreth 90 mijë, thotë Neli Simeonova, shefe e shërbimit konsullor në ambasadën bullgare në Romë, në një intervistë për Radio..
Në një rrugë të qetë, pak larg qendrës së gjallë historike të Romës, ndodhet Instituti Bullgar i Kulturës . Ndërtesa i është dhuruar shtetit bullgar nga këngëtari i operës me famë botërore Boris Hristov , i cili dikur ka jetuar..
Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me..
Nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Imer Mata" në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit morën dhurata për Vitin e Ri nga Ambasada Bullgare në Shqipëri - njofton Shoqata "Bullgarët në Shqipëri" me kryetar Ahmet Bala. U bë traditë dhënia e dhuratave..
Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..
Interesant dhe plot sfida të ndryshme është viti 2023 që po shkon për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit përmes syve të drejtoreshës ekzekutive Rajna Manxhukova. Sipas saj, Agjencia ka kapërcyer akoma një pengesë tjetër për praninë e saj..
Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u..
Njerëzit që drejtojnë organizatat bullgare nëpër botë, çojnë fëmijët e tyre në shkollat e së dielës dhe marrin pjesë në ansamblet tona folklorike janë individët që ndajnë nga koha e tyre për t'ia dhënë Bullgarisë. "Dëshira ime është që më shumë..