Një ekspozitë paraqet goblenë leshi dhe mëndafshi nga Flandra dhe Franca nga shekujt XVI-XVIII

Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet 1960 për fondet e Galerisë së parealizuar Kombëtare për Arte Dekorative dhe të Aplikuara. Goblenët i përkasin periudhës së artë të shekujve XVI – XVIII të dy shkollave më të rëndësishme – ajo flamande dhe ajo franceze. Gobleni, një panel jashtëzakonisht i shtrenjtë i endur me dorë me imazhe shumëngjyrëshe, përdoret për dekorimin dhe izolimin e mureve në pallate dhe kështjella dhe është ndër shenjat e fuqisë dhe prestigjit.
Studimi dhe përgatitja e goblenëve për ekspozim zgjati për më shumë se një vit në Laboratorin e Konservimit dhe Restaurimit të Galerisë Kombëtare, me financim nga Ministria e Kulturës dhe në partneritet me Institutin Francez në Bullgari dhe Akademinë Kombëtare të Arteve.
Ekspozita mund të shihet deri më 3 gusht 2025.