Bullgaria po përparon në përmbushjen e kritereve të konvergjencës për zonën e euros
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu kërkua të komentojë synimin e vendit tonë për të kërkuar raporte të jashtëzakonshme konvergjence për të vlerësuar përmbushjen e kritereve për hyrjen në eurozonë. Sipas saj, vlerësimi kryesor është ai i Komisionit Evropian. "Procesi i konvergjencës është i avancuar në Bullgari. Ne marrim pjesë minimalisht sepse nuk vlerësojmë asgjë tjetër përveç konvergjencës me inflacionin. Ne shikojmë gjithashtu pozicionin dhe qëndrueshmërinë fiskale. Nga ajo që kam parë dhe mbi bazë të diskutimeve të zhvilluara me autoritetet bullgare, kam besim se procesi po shkon mirë," tha Lagard.