Parashikimi i motit për 31 janarin

Moti mbetet i ngrohtë dhe me mjegull deri në mesditë, me diell pas mesditës

Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga jugperëndimi deri në mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 12°.

Në male vranësirat do të çahen dhe zvogëlohen, ndërsa pas mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në shumicën e masivëve. Do të fryjë erë mesatare. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 9°, në 2000 m. rreth 2°.

Në bregun e Detit të Zi temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Deti do të jetë deri në 2 ballë.

Още от БНР уеб