Në ekspozitat ndërkombëtare, Heraklea Sintika prezantohet përmes syzeve 3D

| обновено на 27.01.25 в 11:52

Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy ekspozitat prestigjioze, ne prezantojmë të gjithë trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore, të gjitha vendet turistike, kantinat e verës, fshatin etno Dolene dhe gjithçka që mund të shihet në territorin e komunës së Petriçit. Natyrisht, Heraklea Sintika zgjoi interesimin më të madh sepse njerëzit nuk presin të shohin një gjë të tillë në Bullgari, thotë Stojanova.


Prezantimi inovativ i monumenteve lokale përmes syzeve të realitetit virtual është pritur me vëmendje të veçantë nga vizitorët. Janë planifikuar edhe disa pjesëmarrje të tjera në ekspozita të ngjashme, e para prej të cilave do të jetë një shkëmbim turistik në Budapest.


Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Foto: BGNES, FB/PetrichHistoryMuseum
Още от БНР уеб