Parashikimi i motit për 26 dhjetorin 2024
Për 16 rajone në Bullgari u shpall kodi i reshjeve në ngjyrë të verdhë dhe kafe
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë Verilindore reshjet e shiut do të kthehen në borë deri në mbrëmje. Pas mesditës reshjet e shiut do të fillojnë të ndalojnë nga perëndimi. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4°, në Sofje rreth minus 1°. Vlerat maksimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 6°, në kryeqytet rreth 1°.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira, mjegull dhe reshje bore. Do të fryjë erë e fortë dhe me stuhi nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 3°, në 2000 m. rreth minus 5°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira, shi dhe erë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë. Uji i detit është 10-11°.
Ditën e premte reshje do të vazhdojnë dhe do të jenë kryesisht nga bora, por do të dobësohen dhe zvogëlohen.