Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i observatorit, Agop Uzunbohosjan. Sipas tij, aktualisht ka shpërthime të fuqishme dhe “Dielli duket se është çmendur”. Shpërthimet më të fuqishme me ndikim të drejtpërdrejtë në Tokë ndodhën midis 4 dhe 8 tetorit.

Agop Uzunbohosjan

“Në Observatorin Astronomik të Rozhenit u bënë foto të një aurore borealis – një fenomen që vërehet rrallë në gjerësinë tonë gjeografike”, kujton drejtori.


Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Radio Kërxhali, BTA
Още от БНР уеб