“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit.

"Kutia postare për përralla" është një projekt komedi letrare në të cilin artistë të njohur lexojnë tregime të shkurtra. Ata janë kryesisht humoriste, por në të njëjtën kohë, përveç që na bëjnë të qeshim, na bëjnë edhe emocionalë, ndonjëherë edhe të pikëlluar. Krijuese e këtij projekti është Geri Turijska, e njohur gjithashtu si autore e teksteve të një sërë këngësh bullgare.

Geri Trijska

Vetë Geri gjithashtu këndon, siç e dëgjojmë në projektin e saj muzikor RUBIKUB. Për të Geri mblodhi muzikantë të mëdhenj - Angell Djullgerov - kitarë, Veselin Veselinov - Eko - bas dhe Rosen Vëtev - bateri. Dëgjojmë këngën e tyre “Për mua ke lindur” e krijuar më shumë se 10 vite më parë me muzikën e Angell Djullgerovit dhe Geri, teksti sigurisht është i saj, aranzhimi është i grupit.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /KutiaZaPrikazki, Facebook /Geri Turiyska

Още от БНР уеб