Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe shoqatës "Pasqyra Shpirtërore", e cila u lançua në vitin 2024 nga Maqedonia e Veriut. Qëllimi është të përfshihen fëmijë nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor në punëtori arti ku të gjithë vizatojnë diej. Misionet diplomatike të Bullgarisë në vendet përkatëse ndihmojnë në zbatimin e tyre. Eventi përfundimtar, në të cilin do të marrin pjesë dhjetë fëmijë nga secili vend i Ballkanit, do të mbahet nën titullin "Fëmijët e Ballkanit Krijojnë".
Eventi në Tiranë u mbajt në hotelin Villa Sofia, i organizuar nga Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, z. Selim Hoxhaj. Pjesëmarrësit në seminar nga Shkolla Bullgare e së Dielës "Hristo Botev" në Tiranë, si dhe nga Qendra e Artit për Fëmijë "Vidima", Sevlievo, u përshëndetën nga Ambasadori i Bullgarisë, z. Ivajllo Kirov. Kryetarja e shoqatës "Pasqyra Shpirtërore", zonja Tanja Kostadinova, u prezantoi të pranishmëve programin e BE-së për mbështetjen e arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, "Erasmus+", dhe rezultatet e aktiviteteve të shoqatës në kuadër të tij, duke deklaruar qëllimin e saj për të përfshirë të rinj nga Shqipëria vitin e ardhshëm.
Ndalesa tjetër e nismës është qyteti i Pogradecit, ku, me ndihmën e Shoqërisë për Miqësinë Bullgaro-Shqiptare (Korça), do të krijohen edhe "diej të Ballkanit" nga nxënësit e Shkollës së të Dielës "Shën Kirili dhe Metodi".
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..