Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe shoqatës "Pasqyra Shpirtërore", e cila u lançua në vitin 2024 nga Maqedonia e Veriut. Qëllimi është të përfshihen fëmijë nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor në punëtori arti ku të gjithë vizatojnë diej. Misionet diplomatike të Bullgarisë në vendet përkatëse ndihmojnë në zbatimin e tyre. Eventi përfundimtar, në të cilin do të marrin pjesë dhjetë fëmijë nga secili vend i Ballkanit, do të mbahet nën titullin "Fëmijët e Ballkanit Krijojnë".
Eventi në Tiranë u mbajt në hotelin Villa Sofia, i organizuar nga Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, z. Selim Hoxhaj. Pjesëmarrësit në seminar nga Shkolla Bullgare e së Dielës "Hristo Botev" në Tiranë, si dhe nga Qendra e Artit për Fëmijë "Vidima", Sevlievo, u përshëndetën nga Ambasadori i Bullgarisë, z. Ivajllo Kirov. Kryetarja e shoqatës "Pasqyra Shpirtërore", zonja Tanja Kostadinova, u prezantoi të pranishmëve programin e BE-së për mbështetjen e arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, "Erasmus+", dhe rezultatet e aktiviteteve të shoqatës në kuadër të tij, duke deklaruar qëllimin e saj për të përfshirë të rinj nga Shqipëria vitin e ardhshëm.
Ndalesa tjetër e nismës është qyteti i Pogradecit, ku, me ndihmën e Shoqërisë për Miqësinë Bullgaro-Shqiptare (Korça), do të krijohen edhe "diej të Ballkanit" nga nxënësit e Shkollës së të Dielës "Shën Kirili dhe Metodi".
Foto: Ambada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..