Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha.
Demonstruesit kanë bllokuar kryqëzimin e bulevardit "Dragan Cankov" dhe bulevardit “Evllogi dhe Hristo Georgievi”, “Orllov Most” (“Urën e Shqiponjave”) dhe Sheshin “Maqedonia”, duke ndërtuar një barrikadë me goma. Ata mbanin gjithashtu postera ku shkruhej "Qeveritë janë të përkohshme - transporti është i përjetshëm!" dhe “Bashkia e Kryeqytetit – nënë apo njerka e transportit publik?”.
Protestuesit kërkojnë rritjen e pagave me 400 leva (200 euro) gjatë vitit të parë, me 500 leva – gjatë vitit të dytë dhe me 600 leva gjatë vitit të tretë.
“Çdo vit ne jemi si lypës dhe lutemi për një rritje, dhe ata tallen me ne, duke na ofruar 50-100 leva” (25-50 euro), tha Ivan Sakarov nga Sindikata e Punës “Podkrepa”. Ai shtoi se puna e punëtorëve të transportit rrugor është shumë e vështirë – ata ngrihen në orën 2:30 të mëngjesit dhe meqenëse nuk ka shoferë të mjaftueshëm, punojnë 12-14 orë në ditë. “Kjo është vrastare, po e sakrifikojmë shëndetin dhe nuk kemi para”, tha gjithashtu sindikalisti.
“Fatkeqësisht, buxheti i Bashkisë së Sofjes nuk mund të lejojë përmbushjen e asaj që kërkojnë punëtorët e transportit për momentin, prandaj është e rëndësishme që të punojmë së bashku me shtetin për të gjetur mjetet e nevojshme për të financuar rritjen e kërkesave të tyre”, komentoi Ivan Vasilev, nënkryetar i bashkisë në Departamentin e Financave dhe Shëndetësisë, i cili erdhi te protestuesit në kryqëzimin pranë stacionit të metrosë “Stadiumi i Vasill Levski”. Sipas tij, mjetet nga buxheti i bashkisë janë 15 milionë leva (7.5 milionë leva) dhe kjo është pak më shumë se 100 leva (50 euro) të një punëtori.
“Mund të ketë rritje aty ku është e nevojshme për shoferët”, tha gjithashtu kryebashkiaku, duke theksuar se ka nevojë për asistencë shtetërore.Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..
Përfaqësues të tre fondeve kryesore botërore, të cilët kanë një interes të jashtëzakonshëm për krijimin e qendrave të mëdha të të dhënave në vendin tonë, kanë kontaktuar autoritetet bullgare. Është më mirë të mos i shiten Ukrainës reaktorët e centralit..
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja Pavella Mitova pasi Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Ahmed Dogan njoftoi se po largohet nga..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..
Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës..