Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha.
Demonstruesit kanë bllokuar kryqëzimin e bulevardit "Dragan Cankov" dhe bulevardit “Evllogi dhe Hristo Georgievi”, “Orllov Most” (“Urën e Shqiponjave”) dhe Sheshin “Maqedonia”, duke ndërtuar një barrikadë me goma. Ata mbanin gjithashtu postera ku shkruhej "Qeveritë janë të përkohshme - transporti është i përjetshëm!" dhe “Bashkia e Kryeqytetit – nënë apo njerka e transportit publik?”.
Protestuesit kërkojnë rritjen e pagave me 400 leva (200 euro) gjatë vitit të parë, me 500 leva – gjatë vitit të dytë dhe me 600 leva gjatë vitit të tretë.
“Çdo vit ne jemi si lypës dhe lutemi për një rritje, dhe ata tallen me ne, duke na ofruar 50-100 leva” (25-50 euro), tha Ivan Sakarov nga Sindikata e Punës “Podkrepa”. Ai shtoi se puna e punëtorëve të transportit rrugor është shumë e vështirë – ata ngrihen në orën 2:30 të mëngjesit dhe meqenëse nuk ka shoferë të mjaftueshëm, punojnë 12-14 orë në ditë. “Kjo është vrastare, po e sakrifikojmë shëndetin dhe nuk kemi para”, tha gjithashtu sindikalisti.
“Fatkeqësisht, buxheti i Bashkisë së Sofjes nuk mund të lejojë përmbushjen e asaj që kërkojnë punëtorët e transportit për momentin, prandaj është e rëndësishme që të punojmë së bashku me shtetin për të gjetur mjetet e nevojshme për të financuar rritjen e kërkesave të tyre”, komentoi Ivan Vasilev, nënkryetar i bashkisë në Departamentin e Financave dhe Shëndetësisë, i cili erdhi te protestuesit në kryqëzimin pranë stacionit të metrosë “Stadiumi i Vasill Levski”. Sipas tij, mjetet nga buxheti i bashkisë janë 15 milionë leva (7.5 milionë leva) dhe kjo është pak më shumë se 100 leva (50 euro) të një punëtori.
“Mund të ketë rritje aty ku është e nevojshme për shoferët”, tha gjithashtu kryebashkiaku, duke theksuar se ka nevojë për asistencë shtetërore.Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..