Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e tyre me lutje gjatë shërbesës festive. Përveç të krishterëve të rregullt që marrin pjesë në shërbesat liturgjike, festa tërheq shumë të tjerë me energjinë e saj shpirtërore. Çdokush nxiton të marrë me vete në shtëpi një pjesë nga kjo festë, në formën e degëzave të bekuara të shelgut, të cilat shpërndahen nga priftërinjtë. Ato bekohen në kishë me një lutje të veçantë para liturgjisë. Besimtarët e vendosin degëzën e shelgut mbi ikonën e Shpëtimtarit ose mbi derën hyrëse të shtëpisë, si kujtim për pritjen e Tij dhe për faktin se Ai është Mbreti në mbretërinë qiellore.
“Sidoqoftë, theksi i këtyre festave nuk duhet të bjerë mbi lulet dhe zakonet popullore. Është mirë që si të krishterë ortodoksë të ndriçuar, të dimë se çfarë ka ndodhur në këto ditë”, thekson At Kliment Harizanov nga kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në Sofje. Sipas tij, kujtimi i këtyre ngjarjeve ka rëndësi të madhe për shpëtimin e shpirtit të njeriut dhe për rrugët jo të lehta që çojnë drejt tij.
Festa lidhet edhe me pritjen e hebrenjve, të cilët, pasi dëgjuan lajmin për ringjalljen e Llazarit, shpresonin se më në fund do të vinte shpëtimi nga mundimet jetësore. Prandaj ata shtronin tokën me degë palmash dhe përshëndesnin Jezu Krishtin me “Hosana!”, sepse shihnin përmbushjen e profecisë se Mbreti i Judenjve do të vinte për të “shpallur paqe për popujt” në qytetin e paqes – Jeruzalemin.
Ky motiv i vizitës së papritur hyjnore shpaloset gjatë mbrëmësores pas kujtimit festiv të Hyrjes së Zotit në Jeruzalem, në shërbesën penduese të quajtur “Shërbesa e Dhëndrit”. Ajo kujton fjalët e Jezu Krishtit se dita e Zotit do të vijë papritur dhe se besimtarët duhet të jenë të zgjuar dhe të përgatitur për ta pritur Atë me vepra mëshire:
“Të jesh i zgjuar do të thotë të kesh vetëdije se jeta dhe përditshmëria jonë nuk janë diçka e parëndësishme, por një fushë në të cilën zhvillohet beteja më e madhe – ajo për çdo shpirt njerëzor”, thekson At Boris Borisov nga kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në Sofje.
Një festë e shumëpritur dhe e dashur, Dita e Palmave gjithmonë bie të dielën pas Ditës së Llazarit dhe para Ringjalljes së Krishtit. Ditën e Emrit e festojnë ata që janë pagëzuar me emra lulesh – që nga emrat tradicionalë si Cvetan, Cvetanka, Nevena, Temenuzhka, Iglika, Gergina, Vërban, Vërbinka etj., deri te emrat më modernë që janë futur më vonë në traditën bullgare si Dalia, Kamelia, Veronika...
Foto: BTA, arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..
E Marta e Madhe është një ditë për mësime dhe udhëzime morale përfundimtare. Në këtë ditë, priftërinjtë dhe hebrenjtë dëgjojnë fjalët udhëzuese të Birit..
Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë,..