Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve Bullgarë pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). “Përfshirja e arsimit të detyrueshëm të fesë nuk do të thotë se orët e mësimit do të fillojnë me lutje”, tha kryetari i KNSB-së, Pllamen Dimitrov. Parashikohet që lënda të quhet "Virtytet dhe fetë". Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve, Janka Takeva, vuri në dukje se sipas rezultateve të një sondazhi sociologjik të kryer së fundmi, vlera më e lartë për nxënësit e sotëm është mirëqenia materiale. Kjo është arsyeja pse Lidhjes së Mësuesve mbështet idenë e Ministrisë së Arsimit.
"Shkolla do t'i edukojë nxënësit, jo për t'i detyruar fëmijët të ndjekin një fe të caktuar, por për të njohur disa vlera fetare dhe morale, si dhe kontributin kulturor të fesë në formimin e shoqërisë dhe shtetit tonë", tha Desisllava Panajotova nga Sinodi i Shenjtë i c.
Foto: BGNESNë shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh...
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..