Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur me 8% krahasuar me shkurtin, duke arritur në rreth 45 500, sipas analizës mujore të faqes së karrierës "Job Tiger". Arsyeja kryesore e rritjes është rritja e kërkesës për staf në sektorët "Hotele dhe Restorante" dhe "Tregti-Shitje" në lidhje me sezonin e ardhshëm turistik veror.
Në të njëjtën kohë, u vu re një rënie prej 1%, krahasuar me vitin e kaluar 2024 për këtë periudhë. Raportohet kryesisht rritje e ofertave të punës në Varna, Burgas, Ruse, Stara Zagora dhe Plovdiv. Sofja renditet e gjashta, por në krahasim me të gjithë vendin, në kryeqytet ka më shumë shpallje për punë - 40%.
Ka një rënie të ofertave për punën në distancë - me 4% dhe me 1% krahasuar me një vit më parë. Ofertat e punës në distancë janë vetëm 8% e të gjitha postimeve të punës. Në sektorin "IT" ka një rënie prej 47%, ndjekur nga "Aktivitetet administrative dhe shërbyese" (18%), industria e outsourcing (15%) dhe "Tregti-Shitje" (11%). 1/3 e shpalljeve për punë nuk kërkojnë përvojë të mëparshme.
Sipas vëzhgimeve të ekspertëve, sistemi arsimor nuk krijon personel të mjaftueshëm të kualifikuar dhe rritja e pafundme e pagave atje nuk e zgjidh problemin e mungesës së personelit.
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8..
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar..