Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço Stankov dhe Parviz Shahbazov, ministri i energjetikës dhe burimeve natyrore të Turqisë, Alparsllan Bajraktar dhe zëvendësministri i ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Gjeorgjisë, Vahtang Cincadze.
Dokumenti përshkruan kornizën për partneritet të zgjeruar në tranzicionin energjetik, zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme energjetike. “Përmes zhvillimit të korridoreve strategjike energjetike dhe zbatimit të inovacioneve në energjinë e rinovueshme, jo vetëm që do të rrisim sigurinë tonë energjetike, por do të krijojmë edhe mundësi të reja për rritje të qëndrueshme ekonomike”, komenton Zheço Stankov.
Foto: me.government.bgNdotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë..
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare..