Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço Stankov dhe Parviz Shahbazov, ministri i energjetikës dhe burimeve natyrore të Turqisë, Alparsllan Bajraktar dhe zëvendësministri i ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Gjeorgjisë, Vahtang Cincadze.
Dokumenti përshkruan kornizën për partneritet të zgjeruar në tranzicionin energjetik, zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme energjetike. “Përmes zhvillimit të korridoreve strategjike energjetike dhe zbatimit të inovacioneve në energjinë e rinovueshme, jo vetëm që do të rrisim sigurinë tonë energjetike, por do të krijojmë edhe mundësi të reja për rritje të qëndrueshme ekonomike”, komenton Zheço Stankov.
Foto: me.government.bgNëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, koalicioni GERB-SDS do të merrte 23.1% të votave, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) - 14.8%, DPS-Fillimi i Ri i Deljan Peevski - 11%, BSP - E Majta e Bashkuar - 6%, “Ka një popull të tillë”..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë..
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare..