Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në "Plladnej" grupi JazzBoree përsëri pi ujë nga pusi i folklorit bullgar

Foto: @JazzBoreemusic

Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës dhe tekstit, aranzhimi është i pianistit të grupit Boris Petkov. Në këtë këngë origjinale, folklori bullgar takohet edhe një herë me tingullin xhaz karakteristik të grupit.

Shihni më shumë në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Svetlin Rusev

Svetlin Rusev – virtuozi botëror që dëshiron shumë të jetojë në… Bullgari!

Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..

botuar më 25-04-10 8.05.MD

DEEP ZONE Project me një version të ri të këngës emblematike "E vërteta"

DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..

botuar më 25-04-10 6.55.PD

“Ritmi i Ballkanit” – një takim unik i traditave në një projekt të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR)

Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..

botuar më 25-04-06 8.30.PD