“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë.
"Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë. Unë ua kushtoj atë mijëra familjeve bullgare që u larguan nga vendi ynë në kërkim të një jete dhe një realizimi më të mirë dhe që u bënë ura të gjalla me rrënjët e tyre", thotë Miro.
Kjo është kënga e dytë pas "Vula nga shpirti im" në të cilën Miro ka punuar me muzikantin bullgar që jeton në Gjermani Dimitër Petrov. Pjesëmarrje të veçantë në regjistrimin e këngës morën këngëtarja e Rodopeve Neli Andreeva (vokal) dhe muzikanti virtuoz Temellko Ivanov (fyell).
“Më trego një përrallë” do të jetë kulmi gjatë turneut të sivjetmë të Miros, i cili do të vizitojë shtatë nga skenat verore në vendin tonë. Kulmi i turneut të tij kombëtar do të jetë performanca në Sofje më 26 nëntor.
Paralelisht me përgatitjen e turneut, Miro është duke përfunduar punën për albumin "Paqebërës", i cili do të ndërthurë ndikime të ndryshme muzikore dhe bashkëpunime me artistë nga Bullgaria dhe jashtë saj.
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..