Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit. Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol të rëndësishëm në zgjimin e natyrës për jetën e re. Sipas legjendës, në këtë ditë shenjtori hedh një kunj të ndezur në tokë për ta ngrohur atë. Pastaj ai hip kalin e tij të bardhë dhe shkon për t'i kërkuar Zotit për ta lutur atë që të fillojë vera e re dhe t'i mbrojë të korrat dhe pjellorinë.
Sipas zakoneve popullore, ditën e Shën Theodhorit nderohen kuajt, prandaj festa njihet edhe si Pashka e Kuajve. Të gjithë kuajt zbukurohen me xhufka të bukura dhe me shumë lule. Kështu të stolisur pronarët i çojnë në garat festive të kuajve të organizuara posaçërisht – të quajtura bullgarisht “kushii”.
Dita e Shën Thodhori njihet edhe si dita e nuseve të reja, ose e Shtuna e Nuses, në të cilën gratë e martuara vitin e kaluar gatuajnë bukën në shtëpi. Tryeza festive Ditën e Shën Thodhorit është e pasur. Vendin qendror e zënë bukët rituale me tharm, të cilat u shpërndahen edhe kuajve. Duke qenë se Kreshma e Pashkëve tashmë ka filluar, në tryezën këtë ditë vihet një shumëllojshmëri e ushqimeve pa yndyrë, si thjerrëza, supë me kërpudha, bishtaja, speca të kuq të mbushur me fasule, lakër turshi me oriz etj.
Sot të gjithë ata që mbajnë emrin e shenjtorit – Todor, Todora, Theodhor, Theodhora etj. – festojnë ditën e emrit.
Gëzuar festën!
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..
Shën Antoni ose Babi Antoni ishte një murg asket egjiptian, i konsideruar si themeluesi i murgjërisë. Ai ishte i Pari i të ashtuquajturve oshënar vetmitar, mentor shpirtëror i qindra vetmitarëve. Ai lindi rreth vitit 251 në Egjiptin e Mesëm në një..
Me rastin e 124 vjetorit të vënies në lëvizje të tramvajit të parë në Sofje më 14 janar 1901, Transporti Elektrik Metropolitan dhe Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Vizitoni Sofjen) organizojnë një udhëtim falas në një tramvaj retro. Gjatë turneut,..