Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën Vjetore të Shefit të Mbrojtjes, e cila filloi në Sofje. Në konferencë, Admirali Emill Eftimov prezantoi "Analizën e statusit dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024". Radev theksoi se jemi dëshmitarë të një ndryshimi të paprecedentë të mjedisit të sigurisë në botë dhe në Evropë dhe të një paparashikueshmërie në rritje.
Po vjen radha e debatit rreth një rifokusimi të mundshëm të Shteteve të Bashkuara nga hapësira euroatlantike në rajonin e Paqësorit. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për një zgjidhje të shpejtë të këtij konflikti përmes diplomacisë. Qasja e liderëve evropianë është të vazhdojnë veprimet ushtarake dhe të kërkojnë nëpërmjet tyre vendosje të Ukrainës në një pozicion të fortë për negociata të mundshme të mëtejshme. Por e gjithë rrjedha e deritanishme e luftës tregon se kjo është një shpresë utopike, ajo do të shkaktojë edhe më shumë viktima, edhe më shumë shkatërrime dhe rrënime të Ukrainës, për të cilat Evropa në fund do të duhet të paguajë”, theksoi presidenti Rumen Radev.Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..
“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..
Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA...