Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni në Bullgari përshpejtohet në 3.8% në janar

Martin Dimitrov
Foto: BTA

Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari 2024, kur u rrit me 3.9%).

Inflacioni në janar ishte më i lartë në Hungari (5.7%), Rumani (5.3%) dhe Kroaci (5.0%).

Pas publikimit të të dhënave, Martin Dimitrov nga Bullgaria Demokratike deklaroi në një konferencë për gazetarët se Bullgaria ka "shanse të mëdha" për të hyrë në eurozonë, "përveç nëse kabineti luan një lojë të dyfishtë dhe vetësabotohet". Ai i bëri thirrje qeverisë së Rosen Zheljazkovit që të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence nga Komisioni Evropian dhe të nisë një fushatë informuese për euron në përgjigje të dezinformatave në shoqëri në lidhje me futjen e monedhës evropiane në vendin tonë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD