Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende në rajonet jugperëndimore. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Vlerat maksimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në disa vende do të ketë mjegull më të përhershme - ndërmjet 1 dhe 4°, në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 6°.
Në malet mbi masivet perëndimore do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe vende-vende reshje bore. Pjesët e larta do të jenë në shtresën e reve. Do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesët lindore të maleve Stara Pllanina, Stranxha dhe Sakar. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 0°, në 2000 m. - rreth minus 6°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri në 6°. Temperatura e ujit të detit është 4-5°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të larta dhe mesatare. Temperaturat do të rriten ngadalë.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..