Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa përfundonte albumin e tij të ri. I frymëzuar nga stili unik i Dara Ekimovës, ai e ftoi atë t'i bashkohej projektit dhe ajo kompozoi muzikën për vargun e saj. Tekstin e shkruan të dy bashkë, duke e kthyer këngën në një dialog të vërtetë muzikor.
"Unë jam një fans i Dara Ekimovës. Më pëlqen thellësia dhe emocionaliteti i zërit dhe muzikës së saj," tha Grafa, duke shtuar: "Kur një artist është i sinqertë dhe i vërtetë, nuk mund të mos jetë thellësisht prekës. Dara është gjithashtu një autore këngësh e shkëlqyer, me një dhunti për melodi të paharrueshme dhe një vizion të qartë për zhvillimin e saj."
“Është një nder për mua të jem pjesë e kësaj kënge të bukur së bashku me Grafa”, tha nga ana e vet Dara Ekimova – Grafa është një frymëzim i vërtetë - një novator, një autor i madh që nuk ka frikë të eksperimentojë. Dhe mbi të gjitha – është një person i jashtëzakonshëm."
Kënga “Asnjë moment” ka edhe një video mbresëlënëse, të xhiruar nga Kris Zahariev. Ja se çfarë thotë ai: "Videoja paraqet një kërkim paralel për veten, frymëzuar nga filmat e fillimit të mijëvjeçarit të ri. Prandaj u mbështetëm në një estetikë retro - televizorë të vjetër, telekomandë dhe kamera analoge që rikrijojnë frymën e asaj kohe."
Foto: Facebook /Dara Ekimova, YouTube
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..