Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan.
Deklarata u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, përveç "Vëzrazhdane", ndërsa MEÇ dhe një deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) abstenuan.
Deklarata bën thirrje për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë dhe një proces negocimi që përfshin të gjitha vendet e prekura drejtpërdrejt dhe të interesuara për vendosjen dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, duke përfshirë Bullgarinë.
Kuvendi i bën thirrje Këshillit të Ministrave të vazhdojë politikën e Republikës së Bullgarisë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare me mjete diplomatike dhe të promovojë iniciativa që synojnë gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme paqësore.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e..