Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan.
Deklarata u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, përveç "Vëzrazhdane", ndërsa MEÇ dhe një deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) abstenuan.
Deklarata bën thirrje për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë dhe një proces negocimi që përfshin të gjitha vendet e prekura drejtpërdrejt dhe të interesuara për vendosjen dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, duke përfshirë Bullgarinë.
Kuvendi i bën thirrje Këshillit të Ministrave të vazhdojë politikën e Republikës së Bullgarisë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare me mjete diplomatike dhe të promovojë iniciativa që synojnë gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme paqësore.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e..